Këshilltarj e Kuvendit komunal të Ulqinit Eleonora Shata dhe aktivistja e palodhur e shoqërisë civile Zenepe Lika janë emrat më të lakuara për momentin në qytetin e Ulqinit.
Shata Dhe Lika, dy femra kurajoze dhe në rend të parë qytetare të ndërgjegjshme që nuk kanë mbyllur sytë por kanë shkuar edhe një hap më larg duke publikuar punimet e jashtligjshme që kanë ndodhur në Pyllin e pishave në Ulqin. Si Shata ashtu edhe Lika me video dhe foto inçizimet e tyre kanë bërë të mundur që të sensibilizohet opinoni ulqinak për këtë ngjarje tronditëse. Duhet përmendur se në atë zonë u prenë gjatë festave fetare një numër i madh i pishave çka ka bërë të devastohet kjo zonë mjaft atraktive e qytetit të Ulqinit, shkruan Ulqini Online.
Pas publikimit të ngjarjes ka vepruar menjehere edhe Prokurori themelor shtetëror në Ulqin Faruk Resulbegoviq duke realizuar senace dëgjimore me Sabahudin Beqiragiqin nga Rozhaja, autorin që ndërmori këtë veprim në Pyllin e pishave.
Përveç Lëvizjes qytetare URA, për këtë rast të shëmtuar deri tani kanë heshtur të gjitha subjektet tjera politike që verpojnë në Ulqin. Qytetarët e ndërgjegjëshme që ja duan të mirën qytetit të tyre, Shata dhe Lika, i kanë zënë dhe lënë në gjumë politkbërësit tjerë në Ulqin.