Para tre viteve gazetari dhe publicisti i njohur Gjekë Gjonaj i kishte kushtuar një shkrim për pasojat e termetit të vitit 1979 që goditi Ulqinin, Anën e Malit, Krajën dhe vendet përreth, shruan Ulqini Online.
Në shkrimin e tij Ditë e llahtarshme, plot trishtim e lemeri, z. Gjonaj duke u bazuar në hulumtimet e tia në teren shkruan si më poshtë.
29 viktima
“ Nëna” natyrë kësaj herë u “ ç’mend”. Jo vetëm se nuk i mbrojti qytetarët e Ulqinit me rrethinë , por nëpërmjet fenomenit të tërmetit i rrezikoi dhe i dëmtoi ata, madje edhe u mori jetën. Mediet e ndryshme vendore “ Pobjeda” e Podgoricës, “ Veçernje novosti” e Beogradit”, “ Vjesniku “ i Zagrebit, “ Tanjugu” i Jugosllavisë së atëhershme , RTV i Malit të Zi, RTV i Beogradit, “ Rilindja” e Prishtinës e të tjera shtëpi informative ditën e dytë të kësaj katarstrofe natyrore dhe në vazhdim raportojnë se numri i të vdekurve në këtë komunë është 20-28, kurse numri i të lënduarve arrinë në afro 200 veta. Nga hulumtimet tona në terren , meqë çuditërisht Komuna e Ulqinit e Arkivi i qytetit, nuk i kishin këto të dhëna, kemi evidentuar 29 viktima. Në rrënojat e Kalasë së Ulqinit gjetën vdekjen këta qytetarë: Jusuf Ahmet Elezaga ( 66 vjeç), kapidan Xhemal Idrizaga ( 50 vjeç), Feriha Hoxha Nimanbegu (43 vjeçe) dhe Agron Rexhep Goga ( 13 vjeç). Më shumë të vdekur ka patur në pjesën rurale të Komunës së Ulqinit. Në fshatin Kllezën gjetën vdekjen: Rabie Kurti ( 31 vjeçe), Adem Kurti ( 5 vjeç) Rexhep Kurti ( 5 vjeç), Sadete Kurti ( 3 vjeçe) Naser Kurti ( 3 vjeç) dhe Pal Nrekiq ( 13 vjeç). Në Brajshë gjetën vdekjen: Haxhi Avdia Sellaj ( 92 vjeç) dhe Ramazan Kasneci ( 10 vjeç). Nga fshati Kaliman gjetën vdekjen Nurie Ibroçi ( 50 vjeçe). Në fshatin Reç gjeti vdekjen Prënë Lushja, në fshatin Salç Lulë Llukiq ( 65 vjece), në Zogaj Rabie Ardoliq (60 vjeçe) , Nazmi Ardoliq ( 5 vjeç), Sllobodanka Radovanoviq (4 vjeçe), Zorka Vuceviq (54 vjeç e), në Kollomzë Mark Llukiq (74 vjeç) e Angja Nilloviq (72 vjeç), kurse në Pistullë Gjon Pepgjonoviq. Përveç këtyre, bazuar në Arkiviin e TVMZ, që mban datë 16 prill 1979, viktima të kësaj stihie natyrore kanë qenë edhe Dilaver Kraja, Isuf Elezagiq, Velisha Sekuliq, Rukije Haxhoviq, Nazmije Haxhoviq dhe Nurije Nikoçeviq.