Podgoricë, 28 janar – Propozimi i ligjit mbi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për simbolet shtetërore dhe Ditën e Shtetësisë të Malit të Zi, me të cilin parashihet dënimi me dy mijë euro për mosngritje në këmbë gjatë ekzuktimit të Himit, të cilin e ka përcaktuar Qeveria e këtij vendi, është dërguar në procedurë parlamentare, bëjnë të ditur mediat, transmeton Koha.net.

Sipas ndryshimeve të Ligjit mbi simbolet shtetërore dënohet për kundërvajtje me të holla një mijë deri 20 mijë euro personi juridik nëse përdor stemën dhe flamurin në mënyrën që shkel moralin publik, autoritetin dhe dinjitetin e Malit të Zi.

Për personat juridikë parashihen dënime nga 300 deri 20 mijë euro, për personat fizikë 300 deri 2.000 euro, ndërsa për biznese 300 deri 6.000 euro, raporton “Vjesti” i Podgoricës.

By admini