Pensionistët e Malit të Zi, do të marrin në mujin shkurt pensione më të larta , ka paralajmëruar për Radion e Malit të Zi, drejtori i Fondit përë sigurimin invalidor e pensionist, Dushan Peroviq.

Ai, megjithatë, nuk e ka precizuar  shumën e rritjes së pensioneve. Ligji për sigurimin pensionistë dhe invalidorë akoma është duke u harmonizuar dhe gjatë vitit, siç ka shtuar, do t’i dërgohet Komisionit Evropianë për të dhënë mendimin. Në vitin e kaluar janë rritur të ardhurat nga kontributetet  dhe është zbritur deficiti rreth 1 për qind .

Në vitin e kaluar, numri i pensionistëve është rritur rreth 3 mijë e 200, kështu që tani në Mal të Zi, ka diçka mbi 130 mijë  pensionistë. Analizuat aktuale  tregojnë , ka theksuar drejtori  i këtij fondi, se pensionistët shtesën do ta marrin me pensionin e shkurtit. Të dhënat preliminare tregojnë se në vitin 2018, është shënuar rritje  e të ardhurave burimore të fondit 4.6 për qind, në bazë të kontributeve, krahasuar me një vitë më parë.

By admini