Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq para disa muajëve kishte shpallur datën e zgjedhjeve lokale për Kuvendit e Komunës së Tuzit. Sipas këtij vendimi, zgjedhjet do të mbahen ma 03 Mars 2019.
Alternativa Shqiptare dhe Lidhja Demokratike Shqiptare, tashmë janë dakorduar dhe në këto zgjedhje do të dalin në koalicion. Deri vonë është pritur se këtij koalicioni shqiptar do ti bashkohet edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, por si duket nga kjo nuk do të ketë gjë, shkruan Ulqini Online.
”Mbasi që arritëm koalicion me LDSH dhe formuam Forumin Shqiptar, në vazhdimësi kemi apeluar që këtij koalicioni, me të njëjtat parime t’i bashkëngjitet edhe UDSH, duke vlerësuar që bashkimi i shqiptarëve është obligim kombëtar dhe rast historik! Ne, mbrëmë muarëm përgjigje nga UDSH, të cilët na njoftuan se kanë vendosur të dalin vetëm në zgjedhje, pra mos t’i bashkangjiten Forumit Shqiptar!”, kështu mësohet nga zyrtari i lartë i ASH, z. Nik Gjeloshaj.
Këto do të jenë zgjedhjet e para lokale që nga shpallje Komunës së Tuzit si komunë e plotë.