“SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin”, në kuadër të projektit “Vendosja e trajtimit dhe mbrojtjes efektive të grave dhe fëmijëve viktima të dhunës”, mbështetur nga CRNVO përmes programit “Komuniteti im,Komunitet i fuqishëm“, organizon tryezë të rrumbullakët „PROTOKOLLI MBI VEPRIMIN, PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NGA DHUNA NDAJ GRAVE DHE DHUNA NË FAMILJE – TEORIA DHE PRAKTIKA“
Qëllimi i këtij takimi është prezantimi i hulumtimit përmes të cilit janë fituar të dhënat për nevojat, potencialet dhe pengesat e përdorura nga të gjitha shërbimet relevante për zbatimin e Protokollit në Komunën e Ulqinit, kështu mësohet nga SOS telefoni Ulqin.
Fokus i veçantë në këtë tryez të rrumbullakët do të përqëndrohet në diskutimin e Protokollit të ndryshuar, i cili është aktualisht në “fazën pilot”, formalizimi dhe zbatimi final i të cilit pritet në fillim të vitit 2019.
Detyra e të gjithë neve është të ofrojmë zgjidhje dhe udhëzime të mundshme për ta bërë Protokollin më efikas dhe më efektiv, pas së cilës propozimet dhe rekomandimet do t’i përcillen ministrisë kompetente në mënyrë që të bëhen pjesë e Protokollit të ndryshuar.
Mesazhi kryesor i këtij projekti është: MOS DURO NË HESHTJE;NE JEMI ZËRI JUAJ
Tryeza e rrumbullakët organizohet për përfaqësuesit e institucioneve relevante për mbrojtjen nga dhuna në familje, OJQ-të dhe mediat ,të martën, më 27 nëntor 2018, në ora 11:00 në sallën e vogël të Kuvendit Komunal të Ulqinit.