Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridiem Kurtezi u takua me kryetarin e Ulqinit Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ai fillimisht falenderoi për pritjen dhe i përcolli përshëndetjet e autoriteteve shqiptare. Vlerësoi lartë marrëdhënijet midis dy shteteve që mund të shërbejnë si shëmbull. U ndal tek ndihmesa e faktorit shqiptarë në Mal të Zi në sforcimin e këtyre marrëdhënijeve, por dhe tek ndihma e tyre konstruktive në qeverisjen e lartë apo në çështjet madhore për shtetin e Malit të Zi, mësohet nga Komuna e Ulqinit.

Ndërkaq, kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi duke i uruar suksese në misionin e tij, njoftoi Ambasadorin Kurtezi me funksionimin e pushtetit vendorë, me projektet që janë në realizim e sipër në Komunën e Ulqinit dhe ata që priten të realizohen në një të ardhme të shpejtë me ndihmën e Qeverisë.

Në takim u fol edhe për angazhimin e dy vendeve në thithjen e mjeteve të Bashkimit Evropian dhe realizimin e projekteve të përbashkëta. Krahas kësaj vend i vecante iu kushtua bashkëpunimit në fushën e kulturës, artit dhe sportit.

Në takim folën dhe nënkryetarët e komunës Hadixhe Gjoni dhe Astrit Hoxha

By admini