LAJMËRIM

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 35 vjetorit të punës së institucionit tonë si dhe me vendim të drejtorit të këtij institucioni, NP Qendra per kulture Ulqin shpall konkurs për konceptimin ideor të shenjës dalluese – logos.

QËLLIMI

Me dëshirën që të komunikojmë në një formë të njohur, në mënyrë që të paraqesim karakterin e institucionit dhe atë ta përafrojmë komunitetit , , NP Qendra per kulture Ulqin ” dëshiron të përcaktojë identitetin e vet vizual dhe të ketë simbolin themelor (logon).

Logo e , NP Qendra per kulture Ulqin si shenjë dalluese duhet që në mënyrë të thjeshtë, dalluese dhe mbresëlënëse të bashkojë, ilustrojë dhe të nxjerrë në pah karakteristikat më të rëndësishme të  NP Qendra per kulture Ulqin.

TEMA e KONKURSIT

Punimi i propozimit për logo të , NP Qendra per kulture Ulqin – Propozimi i logos duhet qartë të identifikojë konceptin  kulturo-artistik dhe te  multikulturalizmit të institucionit tonë.

Kërkesat për dizajnin e shenjës – logos

Zgjedhja ideore duhet të përmbajë shenjin (elementi grafik) dhe logotipin (pjesa me shkronja). Te pjesa tekstuale e shenjës –logos –duhet të shënohet në dy gjuhë emërtimi i Ndermarrjes :

JU Centar za kulturu – Ulcinj

NP Qendra për kulturë – Ulqin

Poashtu, tek pjesa tekstuale , sipas mundësisë të vendoset viti i themelimit të institucionit tonë – 1983.

Kushtet e konkursit

Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë personat fizik dhe juridik.

Punimet mund të dorëzohen në ambientet e arkivës së , NP Qendra për kulturë Ulqin.

Autori i punimit fitues është i obliguar të dorëzojë tek NP Qendra per kulture Ulqin zgjidhjen grafike në formë fajli në format vektor.

AFATI PËR DORËZIMIN E PUNIMEVE

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë autorët të cilët dorëzojnë punimet deri me 15.10.2018 deri në ora 12:00 me shënimin “Konkursi për dizenjimin e logos , NP Qendra per kulture Ulqin, në zarf të mbyllur me shenjën “Mos e hap”.

JURIA PROFESIONALE DHE SHPËRBLIMI

Vendimin për punimin fitues do ta sjellë juria profesionale me datë 17.10.2018 në ora 12:00, pranë NP Qendra per kulture Ulqin

Punimi fitues do të shpërblehet me çmimin në të holla me vlerë 150€ .

DREJTORI

Musa Hoxhiq

 

By admini