SHKUP, 1 tetor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen pavarësisht nga pjesëmarrja në referendumin për ndryshimin e emrit te vendit.
“Ishte një referendum i suksesshëm, shumica e qytetarëve votuan ‘’PO’’, do të diskutojmë me kundërshtarët tanë në parlament dhe nëse kemi dy të tretat e shumicës për ndryshimet kushtetuese do të vazhdojmë me zbatimin e marrëveshjes me Greqinë’’, theksoi kryeministri.
“Nëse rezultati nuk certifikohet nga Kuvendi, atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha kryeministri duke theksuar se ato mund të mbahen në nëntor.
“Nuk ka alternativë tjetër për anëtaresimin e Maqedonisë në BE dhe NATO”, shtoi ai. /os/