Komuna e Ulqinit dhe kompanitë publike, themeluesi i së cilës është komuna, kanë një borxh prej 51.4 milionë euro në bazë detyrimeve financiare afatshkurtra dhe afatgjata, kështu tregojnë të dhënat zyrtare të prezentuara kohë më parë nga Këshilli lokal i Partisë Demokratike e Socialistëve në Ulqin.

Përndryshe, siç shkruan dan, nga kjo shumë, Komuna  detyrohet 40.25 milion euro, ndërsa borxhi i kompanive publike është 11.15 milion. Bazuar në këto të dhëna, mund të konkludohet se Ulqini është ndër komunat më me borxh, nëse nuk është edhe komuna me borxhin më i madh. Duhet shtuar se në vitet e kaluara buxheti mesatarisht është realizuar në shumën prej rreth pesë deri në gjashtë milionë euro, transmeton Ulqini Onine.

Në DPS pretendojnë se këtë situatë ata e kanë gjetur kur para disa muajëve ata kanë marrë pushtetin në Ulqin.

Komuna e Ulqinit ka më shumë se 12 vite që udhëheqet nga DPS se bashku me partitë shqiptare duke përjashtua kohën prej vitit 2014 deri në vitin 2016 ku kolacioni përëhej nga Forca, PD dhe subjekti i Dritan Abazoviqit.

By admini