Pas takimit mes kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe kancelares gjermane Angela Merkel, është thënë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan, kështu bën të ditur faqja zyrtare e Malit të Zi në Twitter.
Merkel poashtu ka përkrahur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ndryshe kancelarja gjermane ditë më parë është deklaruar kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan, transmeton Telegrafi.
Kjo deklaratë ka ardhur pasi që tashmë në Prishtinë dhe Beograd, është diskutuar për korrigjim të mundshëm të kufijve nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.