fb

Shqiptarët përbëjnë 5% të popullisisë në Saten Island në Nju Jork, shumica nga Ulqini, Kraja dhe Ana e Malit

Emigrimi i shqiptarëvë nga Mali i Zi në SHBA fillet e veta i ka në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar duke vazhduar gjatë gjithë kohës deri në ditët e sodit. Emigrimi i njerëzve tanë ka pasur periudha kur ka qenë më i lartë por edhe kur ka pasur rënie të vogël të kësaj e gjitha kjo në varësi të rrethanave politike dhe ekonomike në vendlindjen e vet, shkruan Ulqini Online.

Shqiptarët nga Mali i Zi  kanë emigruar pothuajse në të gjitha shtetet në SHBA.  Por një vend, ishulli  Staten Island, e cila është një zonë në New York City, ka një numër të lartë shqiptarëve. Gazetari i njohur shqiptar në SHAB, z. Beqir Sina, në një shkrim të tij ndër të tjera jep një te dhënë mjaft interesante për këtë ishull. Sipas z. Sina, shqiptarët nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja dhe Dibra përbëjnë dhe komunitetin më të madh në këtë ishull me 5 përqind të popullsisë së përgjithshme të ishullit njujorkez Staten Island.

Në një informacion të shpejt të marrë nga wikipedia mësohet se në këtë ishull jetojnë 479,458 banorë dhe nëse bëjme një llogaritje matematikore rezulton se numri i numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend është 23973 veta.

Në qytetin e Ulqinit, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë jetojnë 19.921 banorë nga të cilët 14.076 apo 70,66% janë të deklaruar si shqiptarë.

By admini