Kisha Ortodokse Serbe (SPC) “sulmoi” të gjitha pikat e rëndësishme në bregdetin e Adriatikut dhe në  fushatën kundër Malit të Zi u përfshi edhe shkenca e kësaj kishe, me detyrën e argumentimit pseudo-shkencor dhe nëpërmes kishës të përcaktojnë  qëllimet nacionaliste serbomadhe, kështu tha kryetari i Këshillit Metropolitan të Kishës Ortodokse Malazeze, Stevo Vucinic , shkruan Ulqini Online.

Duke komentuar për të përditshme malazeze Pobjeda  për përpjekjen e Mitropolisë malazeze – bregdetare për të mbajtur liturgjinë mbi rrënojat e kishës në Shas afër Ulqinit, përndryshe e mbrojtur nga të mirat kulturore, Vuçiniq tha se në këtë rast nuk ka të bëkë me  “asnjë lloj nevojash liturgjike apo shpirtërore, por për një lloj krimi shpirtëror kundër një populli ” .

By admini