Mitropoliti malazezo-bregdetar Amfillohije Radoviq do të vi të dielen me 8 korrik në Shas të Anës së Malit ku pritet të kryej një aktivitet në Kishën e Shën Gjonit që gjendet në kalanë e këtij qyteti antik.
Nëpër rrjetet sociale ka një reagim të ashpër të banorëve të zonës të cilët së paku presin ndonjë reagim të ndonjë subjekti politik, shkruan Ulqini Online.
Më konkret në reagim është imami shqiptar Senad Maku.
”Amfilohje ben thirrje per ritualin e radhes ne Shas duke e pervetsuar dhe shendrruar objektet ilire ne ato serbe.
Shikoni fotot e restaurimit te kishes dhe linkun tregojn qartazi.
Ku jane historianet, na i zbardhni keto fakte, pse heshtni ??? Kur ka pas kishe Serbe aty ne tokat tona ??”, shkruan imami shqiptar.