Një tërmet i fuqishëm ka rënë sot në Shqipëri i cili është ndier pothuajse në gjitha qytetet.
Sipas të dhënave të publikuara tërmeti është i magnitudës 5.2 ballë, një shifër kjo mjaft e lartë për mesataren e tërmeteve që kanë goditur vendin kohët e fundit. Në kryeqytet është ndjerë dukshëm seria e lëkundjeve e cila ka zgjatur për disa sekonda.
Paraprakisht nuk raportohet nga autoritetet për persona të plagosur apo dëme të shkaktuara.Epiqendra e lëkundjeve sipas Institutit të Gjeoshkencave ka qenë Gjiri i Lalzit në Durrës.
Tërmeti ka qenë aq i fuqishëm saqë në Kryesinë e Kuvendit kanë ndërprerë menjëherë dhe seancat që po kryheshin.
Ky termet është ndjerë në Ulqin por edhe në Kosovë.
Panik nga termeti ne Tirane on Vidnews.