Organizata Turistike e Ulqinit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, afaristët tanë, OJQ Porta di Danza, organizojnë për herë të peste festivalin folklorik D olcinium International festival i cili do të mbahet prej 21 deri me 24 qershor 2018.

 

Qëllimi i këtij manifestimi është prezantimi i kulturës dhe folklorit, vlerave të Ulqinit dhe rajonit në një vend, dhe të gjithë qytetaret dhe turistët që gjenden në Ulqin do të kenë mundësinë të kënaqen me  veshjet kombëtare, me folklorin, muzikën, rininë…

 

Manifestimi fillon me defilen e shoqatave folklorike me 22 qershor me fillim në ora 20.00 prej Qendrës për kulturë deri në Plazh të vogël, kurse koncerti fillon në ora 21.00 dhe do të mbahet në shetitore ne Plazh te vogel, kështu mësohet nga një kumtesë e OT Ulqin e nënshkruar nga drejtori Mr Fuad Haxhibeti.

.

Nata e dytë e manifestimit fillon me defilen në shetitoren e Plazhit të vogël në ora 20.30 dhe koncerti do të vazhdojë  në ora 21.00.

 

D olcinium International festival, mund të themi që tashme ka një karakter tradicional sepse po mbahet për të 5 vit radhazi, dhe këtë vit marrin pjesë grupet folklorike nga Ukraina, Turqia, Kroacia, Rumania, Slovakia, Bosnja dhe Hercegovina, Sërbia, Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali I Zi.

 

Mire se vini !!!

 

 

By admini