Së shpejti pritet të publikohet për herë të parë një film dokumentar për historin e futbollit të Ulqinit. Këtt radhë për këtë projekt është përkujdesur ish futbollisti i mirënjohur ulqinak Jakup Betuzi i cili që disa koh është duke punuar ne këtt projekt.

Dokumentari për historinë e futbollit ulqinak do të perfshijë të gjitha ngjarjet prej nga vitit 1921 kur për herë të parë u formu ekipi i parë i futbollit nga nxënësit e shkolles mesme dhe emri i ekipit Bjelogorac. Gjithashtu do të ketë disa disa intervista me futbollistë veteran të qytetit të Ulqinit, shkruan Ulqini Online.

Dokumentari pritet të zgjatë 45 minuta, dhe do të transmetohet në disa televizione të Shqipërisë dhe të Kosoves.

Autori Jakup Betuzi tregon se edhe Ulqini ka pasur një histori të veçant dhe të pasur nē futboll dhe eshtë e drejta që dhe regjioni por edhe më gjërë të njihet më historinë e futbollit ulqinak.

Në fund Jakup betuzi i bënë thirrje të gjithë veteranve të futbollit dhe të sportit në pergjithësi që kanë deshire të ndihmojnë në këtë projekt më informata ose me ndo nje ngjarje nga futbolli që dokumentari të jetë sa më i pasur.

By admini