Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë rreth orës 15:04 në zonën e Lezhës dhe në kryeqytet.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Shqipëri lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4,0 ballë dhe epiqendra ka qenë 6 kilometra në perëndim të Rubikut.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Ulqin, por me intensitet më të dobët.