”As funksionet as përfitimet as privilegjet nuk është diçka që na intereson”, këto ishin  kushtet dhe arsyet me të cilat partia e athershme Mali Zi Pozitiv do të përkrahte subjektet politike shqiptare që të qeverisin me Ulqinin pas zgjedhjeve lokale të vitit 2014 dhe të cilat ishin  të vëna nga i pari i këtij subjekti,  Dritan Abazoviqi.

Por koalicioni i partive shqiptare nuk do të zgjaste shumë dhe do të prishej pas dy viteve kur në pushtet do të vinte përsëri DPS dhe do të formonte shumicën absolute me partitë shqiptare. Këshilltarët i Abazoviqit nga atherë do të dilnin në opozitë në Parlamentin e Ulqinit.

Në prag të këtyre zgjedhjeve vërehet një sulm mediatik ndaj partisë së Dritan Abazoviqit e sidomos ndaj tij personalisht.

”Sulme të pandershme ndaj Dritan Abazoviqit, ishte i fundit që mbajti bashkë në qeverisje partitë shqiptare në Ulqin”, kështu ishte një koment interesant në lidhje me këto sulme ndaj Abazoviqit ne internet.

Duhet cekur se deri tani fushata zgjedhore ne Ulqin ka qenë e qetë dhe pa përplasje përveç ndonjë rasti sporadik siç ishte ky më lart.

Të dielen, me 04.02.20185,  në Ulqin do të mbahen zgjedhjet lokale nga ku do të dalin 33 këshilltarë të Parlamentit të Ulqinit.

 

By admini