Intervistoi Beqir SINA Queens – New York
 
 
 
Ndrec Gjergji: Ambasadori i asaj kohe nuk na lejoi t’ia sillnim trupin në Shqipëri, Ish Ambasadori Bashkim Pitarka “ Unë e doja të gjallë – të vdekur tani mbajeni ju”
 
 
 
QUEENS NEW YORK : Arratisja e bujshme e Aleksandër Kondos tri dekada më parë, deri te vdeka e mistershme të paktën deri tani, nuk ka marrë ende atë rëndësinë dhe vendin e duhur në demokracinë e Shqipërisë, por vetëm janë bërë më shumë hipoteza, dhe natyrishtë është vetem familja ajo që po bën gjithë çka i takon nji familje të nxjerr në dritë të vërteten e arratisjes dhe vdekjes së djalit të tyre.
 
Aleksandër Kondo, mbetet ikonë e peshëngritjes dhe e sportit shqiptar në vitet 80, ose si u pëlqen gazetarve t’a quajnë atë edhe “Babai i Pëshngritjes Shqiptare”. Ishte i pari kampion që arriti të ngrejë 200 kg në shtytje. Kampion i padiskutueshëm, që u nda tragjikisht nga jeta në moshën 27 vjeçare, në Queens New York.
 
Mirëpo, megjithse gjatë këtyre 27 vjeteve, që ai rregjim që Aleksandër Kondo e urrente aq shumë, dhe luftojë me patriotët dhe atdhetarët e arratisur nga Shqipëria, në Amerikë, ra duke e tërheqë zvarrë, ende në këtë demokraci nuk po thuhet e verteta zyrtarisht se cila qe vdekja e Aleksandër Kondos në Queens – New York.
 
Deri tani shumë njerëz kanë folur: kanë folur për arratisjen, kanë folur edhe për vrasjen e tij misterioze, por deri më sot askush nuk ka sjellë atë se çfarë ndikimi mund të ketë pasur ajo në rënien e komunizmit, arratisja e tij, dhe pse kujt i duhej në atë kohë vdekja e tij, pse ai u lidh me grupet antikomuniste në Amerikë, pse një ditë më parë se të vdiste ai udhëhoqi protestën më të madhe antikomuniste para misionit të Shqipërisë në Nju-Jork ……???
 
I vetmi që duhet të zbardh të vërtetën, janë dokumentet sekrete, DOSJA e Misionit të Përherëshëm të ish Republikës Socialiste të Shqipërisë, në Organizatën e Kombeve të Bashkauara, në New York, dhe pikërisht Bashkim Pitarkës, ish-ambasadorit të fundit që regjimit komunist nga Nju-Jorku.
 
Dosja e Misionit të Shqipërisë, duhet të nxjerr në dritë shumë mistere nga përplasja ndërmjet grupeve të emigrantëve antikomunistë dhe regjimit e cila ka qenë shumë e ashpër, dhe fund vitet kur erdhi Aleksander Kondo, ishte në kulmin e saj për tju kundërvënë edhe rregjimit të Ramiz Alisë, trashgmitarit të Enver Hoxhës.
 
Lidhur me vdekjen e mistershme të Aleksandër Kondos 14 vjetë më parë kemi edhe këtë rrëfim të njeriut, i cili dëshmon se çfarë qëndrimi ka pasur ish ambasadori i RSSH në OKB, Bashkim Pitarka, në atë kohë ndaj “armiqve të popullit”, siç i ndante ai të arratisurit, lind pyetja pse e kërkoi të gjallë Bashkim Pitarka Aleksandër Kondon, kur ai kishte vdekur? në kërkesën e emigrantëve që trupi i tij të dërgohej në Shqipëri.
 
 
 
Në një intervistë të 14 vjetëve më parë (dhjetor 2004) me njeriun që thuhet këtu në Nju Jork, e ka njohur për së afërmi Aleksandër Kondon në Nju-Jork, Ndrec Gjergj, ose “Lala”, nofka me të cilën e thërrasin shqiptarët e Amerikës, ka deklaruar se ish-ambasadori i fundit, që i shërbeu regjimit komunist në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë, së athershme në OKB, Bashkim Pitarka, u ka thënë: “Të vdekur mbajeni ju Aleksandër Kondon, sepse unë atë e doja të gjallë, e pastaj e shihnit ju se si e dërgoja në Tiranë.”
 
Më tej në atë intervistë Ndrec Gjergji, një emigrant i vjetër në SHBA, për gazetën kombëtare “Bota sot”, ka deklaruar se “vdekjen e Aleksandrit e kam mësuar vetëm pas tri orësh të aksidentit tragjik. Kur shkova ne dyqanin e Ramiz Danit, ishin disa nga shokët e Sandrit, që ishin me banim në Manhatan, të cilët sapo i kishin telefonuar te piceria për të njoftuar se “Sandri vdiq”.
 
Në intervistën e 21 dhjetorit 2004, ai sqaron se “Për të qene më të sigurt u nisëm menjëherë drejt vendngjarjes, që nuk ishte shumë larg punës sonë. Kur mbërritëm atje, i pari që na tregoi për vdekjen e Sandrit, ishte një shok tjetër i tij, që quhej Ndriçim Shpuza (Çim Shpuza). Ai na tha se vdekja kishte ardhur nga një aksident automobilistik, kur Sandri po udhëtonte me makinën e tij të vjetër të tipit “Volksvagen” në afërsi të një kishe ortodokse, dhe na bëri me shenjë se nuk dinte të thoshte asgjë më shumë , duke ngritur supet e ulur kokën në përlotje. Ishin momente shumë prekse dhe mos besmi nga të gjithë ne që po e përcillnim njeri tejtrin në heshtje.
 
Dhe, po mendonim se çfarë do të bënim me gjenazen para duarve……
 
Ndreca, në rrëfimin e tij, tani mbasi kan kaluar më shumë se dy dekada( bëhet fjalë me kohën e intervistës) hidhte dyshime mbi vrasjen, pavarësisht se me gisht nuk akuzon kurrkënd, duke u shprehur : “Pas të gjitha atyre që “besuam”pra ato çfarë ne po i shikonim me syt tanë, rreth aksidentit, pra ato çfarë kishte ndodhur me Aleksandrin, ne përsëri nuk ishim plotësisht të bindur dhe kishim dyshime se e vërteta nuk ishte ajo që po na thuhej dhe ne nuk duhej t’i besonim të gjitha ato çka po thuheshin, sepse edhe kishim arsye të mos besonim.
 
“Dyshimet mbi vdekjen e Aleksandër Kondos, në Kuins – Nju Jork, më 1 Maj 1987, na u përforcua akoma më shumë dhe na u konfirmua plotësisht për ta quajtur vdekjen e mistershme, kur u kthyem përsëri te rruga” thotë Ndreca.
 
Dhe, shpjegon se rruga ishte e gjerë, rreth 10 metra dhe nuk kishte as edhe një makine për be. Policia, nuk kishte ndaluar asnjeri, veçse na thanë se vendi ku është përplasur pas këtij trungu të pemës. Nga pamjet në vend-ngjarje ashtu ishte vërtet, për të mos spekuluar, makina ishte e shkatërruar pas pemës, por se si erdhi deri aty aksidenti, që i mori jetën e Aleksander Kondos, atë nuk e di unë? Vetëm Zoti e di! dhe është shumë e vështirë ta përshkruaj.”
 
Mirëpo në vitin 1994 një dëshmitar në Amerikë, thuhet se i ka rrëfyer familjes Kondo në Tiranë, se aksidenti me makinë ndaj Aleksandrit kishte qenë i kurdisur nga dy shqiptarë, gjë që zyrtarisht nuk është e konfirmuar.
 
Simbas thënjeve “mendohet, që ata t’i kenë prishur Sandrit, frenat e makinës gjatë kohës qe ai po hante diçka në një restorant në Nju-Jork. Po kështu ata të dy dyshohet t’i kenë hedhur Sandrit, diçka në ushqim dhe pas mbarimit të drekës i kishin thëne që të shkonte me ta nga kisha ortodokse dhe e kishin shoqëruar nga pas. Ata thoshin se Sandri e mbante makinën pa frena dhe tallej shpesh me nipin e tyre, duke e vënë në lojë.”
 
Për një dëshmi të tillë u pyet Ndrec Gjergji, i cili tha se nuk mund t’i konfirmonte këto thënje, pasi ai pohon se nuk e kishte dëgjuar vetë historinë ose të këtë qenë dëshmitar në këtë ndodhi.
 
Për të zbardhur sadopak të vërtetën e vdekjes “aksidentale” të Aleksandër Kondos 14 vjet më parë foli Gjergj Ndreca, i cili e konsideronte mik të të arratisurve, me të cilin u pa dhe për herë të fundit në Restorantin e Ramiz Danit, një nga restorantet ku takoheshin më së shumti të arratisurit nga Shqipëria, dhe ishin kundërshtar të përbetuar të rregjimit të Enver Hoxhës.
 
Aleksandër Kondo që u bë simbol i peshëngritjes shqiptare në vitet ’80, e njohnim vetëm me anë të lajmeve të asaj kohe. Në vitin 1985 ai u arratis nga ish-Jugosllavia dhe që andej emigroi në Amerikë, ku pas pak vjetësh gjeti vdekjen në një aksident automobilistik, në Queens New York, tha Ndreca.
 
Zoti Gjergji, kur dhe si e keni njohur kampionin e peshëngritësjes Aleksandër Kondo?
 
  – Së pari, dëshiroj të identifikohem. Jam Ndrec Gjergji, Ndreu, emigrant i vjetër politik në Amerikë. Aleksandër Kondon e njoha që në ditët e para kur ai erdhi në Amerikë, në vitin 1985 një muaj mbasi ksihte vdek Enver Hoxha. Me të shkelur në këtë vend, ai u afrua shumë me organizatat dhe grupet antikomuniste të komunitetit shqiptar. Ndonëse, siç na informuan atëherë për atë, ai vinte nga një familje komuniste. Mirëpo sjellja e tij dhe mënyra se si kërkonte të luftonte komunizmin, nuk të jepte asnjë përshtypje dhe nuk të linte asnjë fije dyshimi se ai mund të kishte ndonjë lidhje me komunizmin.
Personalisht në mërgim, ku kam më se 50 vjet, kam pasur rastin të njoh edhe më parë shumë elementë antikomunistë, por një njeri si Aleksandër Kondo nuk kisha hasur ndonjëherë. Për Sandrin (Aleksandrin) komunizmi ishte një armik i përbetuar, që duhej luftuar me të gjitha mënyrat deri në vdekje.
 
Ai vinte çdo ditë pothuajse në picerinë “Dany’s Pizza” në Queens, dyqanin e Ramiz Danit, të cilin e kishte mik. Ai kishte ditë që dukej i shqetësuar, por nuk ishte shprehur se pse, Atë ditë, para se të ndodhte aksidenti tragjik, që i mori dhe jetën, dikush erdhi dhe e thirri. Për këtë më tregoi Ramizi, i cili i kishte thënë Sandrit se duhej të çonin veturën për në auto-ofiçine. Dhe kishin dalë si rrufeja, kur i thonë, tamam sipas shprehjeve profetike, tamam sikur e thërriste vdekja.
 
Ndonëse i ri dhe një njeri i privilegjuar në Shqipëri në atë kohe, Aleksandri zgjodhi rrugën e mërgimit. Si mik i afërt i tij, mund ta keni diskutuar se cilat ishin arsyet që e shtynë të linte vendin për të ardhur aq herët në Amerikë?
 
– Me Aleksandrin jam takuar për herë të parë te piceria e Ramiz Danit, në Queens, një vend i njohur, ku mblidheshin shpeshherë të arratisurit e asaj kohe. Dhe në takimin e parë ai u prezantua në mënyre të habitshme, duke treguar biografinë e tij dhe të familjes deri në imtësi. Ashtu siç flisnin bashkatdhetarët, të cilët ose e njihnin më parë, ose kishin dëgjuar diçka rreth tij, ai ishte një njeri shumë i respektuar. Por edhe ai kishte një respekt të veçantë për legalitet e veçanërisht për patriotin dhe mbretërorin e orëve të para Ramiz Dani.
 
Në këtë kontekst, Aleksandri i fitoi zemrat e të gjithëve në mërgatën shqiptare dhe shumë shpejt i bëri për vete pothuajse të gjithë atdhetarët, patriotët dhe demokratët shqiptarë në mërgim. Aleksandri për këtë brez mërgimtarësh nuk konsiderohej më si ndonjë i dërguar i Sigurimit të Shtetit, ose si ndonjë që u arratis se i morën lopën dhe e bënë pa dëshirë kooperativist, por si një shqiptar, atdhetar i papajtuar me regjimin dhe i pakënaqur me regjimin enverist, të cilin e urrente shumë.
 
Ju thatë se e urrente shumë atë regjim, mund të na thoni se cilat ishin arsyet?
 
 – Në atë periudhë që Aleksandri erdhi në Amerikë, kur lëvizja antikomuniste ishte bërë shumë e fortë. Atëherë ziente lëvizja antikomuniste, demonstratat me flamurin pa yll, sloganet dhe thirrjet kundër qeverisë komuniste, të cilat e drithëruan Tiranën dhe veglat e tyre në mërgim. Një njeri që ishte i gatshëm për të sakrifikuar dhe nxitur të tjerët të ishin kundër qeverisë komuniste ishte vetëm Aleksandër Kondo.
 
Edhe dy a tri ditë para se të vdiste, nuk jam shumë i saktë me datat, ai mori pjesë në krye të një demonstrate që organizuam ne antikomunistët para zyrave të misionit shqiptar pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork. Aleksandri aty u vu në krye të turmës dhe bënte thirrje për përmbysjen e atij pushteti. Mirëpo vendosmëria e tij dhe vullneti për të sakrifikuar duke demonstruar rrugëve të Amerikës nuk ishte drejtuar vetëm kundër qeverisë komuniste në Tiranë.
 
Gjithashtu Aleksandri protestonte deri atje sa vinte veten në rrezik edhe kundër regjimit serb dilte hapur kundër grekëve në vendet ku ata banonin si emigrantë në Queens, Astoria. Me këto veprime Aleksandri dëshmoi pa asnjë dyshim se ai ishte një antikomunist dhe një atdhetar mjaft i zjarrtë.
 
Ç’mund të na thoni për dyshimet që thuhen se në vdekjen e Aleksandrit, kishte dorë Sigurimi i Shtetit dhe veglat e tyre në mërgim?
 
Nuk e di se si mund ta quaj një pyetje të tillë dhe se si mund të tingëllonte kjo pyetje pas të gjitha atyre gjërave që thashë më lart, por e di se Ambasada shqiptare në Nju-Jork, Aleksandrin e kishte vënë në shënjestër, e kishte për sy të keq, se ishte i lidhur me të arratisurit. Di të them se ai ndiqej në çdo lëvizje dhe kontrollohej nga njerëzit bashkëpuntorër t e Sigurimit , në Amerikë, në për çdo veprim që mund të bënte. Unë nuk mund të them se në vrasjen e tij ka dorë Sigurimi, sepse nuk kam ndonjë të dhënë të sigurt, por mund të them se vdekja ka shumë rrethana të mistershme. Mund t’ju them një fakt. Pas vdekjes së tij ne menduam që të bëhej ç’ishtë e mundur që trupi i Aleksandër Kondos, të dërgohej pranë familjes. Meqenëse ai vdiq dhe nuk kishte asnjeri në këtë vend, e pamë të arsyeshme ta dërgonim pranë familjarëve. Si shqiptarë që jemi, e kemi në traditë, qoftë edhe hasëm, kur vdes tjetri shkojmë e i hedhim një dorë dhe. Dërguam dy persona për të hyrë në bisedime me ambasadën dhe konkretisht me ambasadorin e asaj kohe Bashkim Pitarka, i cili kërkesës tonë i ishte përgjigjur: “Të vdekur mbajeni ju Aleksandër Kondon, sepse unë atë e doja të gjallë, e pastaj e shihnit ju se si e dërgoja në Tiranë.”
 
Si e morët vesh lajmin dhe rrethanat e vdekjes së Aleksandrit?
 
– Sapo mbërrita në punë, dikush më telefonoi. Menjëherë u nisa drejt vendngjarjes, pasi ndodhesha në vendin e punës vetëm tri a katër orë pas aksidentit.Në rrugë, kur mbërrita të vendngjarja, pashë vetëm policinë dhe hetuesit, që po bënin hetimet e çastit dhe disa fotografime. U largova sapo mësova se e kishin çuar drejt spitalit, me shpresë se do ta gjeja të gjallë. Atje pashë se ishin grumbulluar shumë shokë dhe miq të tij, një pjesë të tyre i shihja për herë të parë. Aleksandri ndodhej në sallën e reanimacionit. Hyra në sallë dhe më shpërthyen lotët kur e pashë në atë gjendje: i dëmtuar jashtë mase dhe në gjumin e vdekjes. I thashë si pa ditur “lamtumirë Sandri” dhe dikush më tërhoqi duke më dhënë pak kurajë. Ishte një moment nga më të hidhurit në jetën time. S’do ta besoj më kurrë atë çka ka ndodhur atë ditë.
 
Vdekja e tij ishte një humbje e madhe për mërgimtarët tanë, atdhetarët dhe patriotët. Ajo u prit me hidhërim të thellë, duke ngjallur shumë dyshime. Dyshime të cilat edhe sot e kësaj dite janë mistere, që për mendimin tim mund t’i përgjigjet vetëm ish-ambasadori i Tiranës në Nju-Jork i atyre viteve, Bashkim Pitarka,. Habitem pse nuk hapet dosja e tij edhe pse kan kaluar 30 vjet nga vdekja e tij, dosaj e tij në Misionin e Shqiperise në OKB.
 
 
– Çfarë ndodhi pas këtyre që na tregoni, a e mbani mend?
 
– Njëlloj sikur gjithçka të këtë ndodhur sot. Rreth 200 a 300 mërgimtarë jemi mbledhur vetëtimthi dhe në mënyrë spontane kemi krijuar një fushatë për të organizuar ceremoninë mortore dhe varrimin, duke e konsideruar Aleksandrin si një njeri të respektuar e të dashur për të gjithë ne. Një njeri që nuk e meritonte në asnjë mënyre një vdekje të tillë tragjike, por meritonte respektin dhe nderimin e të gjithëve. Ai është varrosur në varrezat publike në Queens – “Cyprus Cementery Hills” dhe na vjen keq që ende vdekja e tij mbetet mister..…
 

 

By admini