”Partia Demokratike njofton anetarët, simpatizuesit dhe opinionin e gjërë se perfaqesuesi i listes “Zgjohu Ulqin” nuk do të marre pjese në emisionet parazgjedhore te cilët i organizon TV Teuta”, kështu thuhet në një shkrim të shkurtë në faqen e Partisë Demokratike.
Në këtë shkrim nuk tregohen arsyet e mosmarrjes pjesë në debatet televizive në televizionin e vetëm lokal të qytetit tonë.
Nga kjo më së shumti mund të kenë pasojë shikuesit dhe votuesit eventual të këtij subjekti. Ballafaqimet e drejtpërdrejta ne debate televizive edhe pse në shumicën e rasteve nuk ndryshojnë edhe aq shumë në bindjet e votuesve por çdo herë ka një përqindje e tyre që mund të ndikohen nga të tilla debate.