Shkruan : Esat Mehmeti, gazetar në Radio Ulqin

 

 

Jemi në ditën e fundit të vitit të vjetër dhe teksa po afrohet Viti i Ri, urojmë që të këqijat  t’i lëmë pas e ky vit të jetë i mbarë për të gjithë .

Iku edhe një tjetër vit, duke i lënë vendin një tjetrit. Ky vit na iku përmes sukseseve, dështimeve, luftës për mbijetesë, apo përballjeve për një të ardhme më të bukur. Secili nga ne e ka përjetuar këtë vit sipas mënyrës se vet dhe rezultatëve përkatëse dhe këto përjetime i ka kaluar mes miqsh, të afërmish, apo edhe kundërshtarëve të pacipë…

Viti i Ri është një kapitull i ri, është një varg  ngjarjesh të reja, ose e njëjta histori e vjetër. Kështu, po lamë pas edhe një vit të zakonshëm, vit që nuk solli ndryshime të dukshme në përditëshmerinë tonë. Por, si zakonisht, me hallet e përvitëshme, e avazin e vjetër. Ne, as këtë vit nuk arritëm ndonjë përmirësim të dukshëm edhe përkundër asaj që dikur, trumbetohej së do të sjellim ndryshime në të mirë të të gjithve. Por, jo, gjithnjë vazhdojmë me “avazin “e vjetër, që ta ruajmë tretëmanim e më të pazhvilluarit, e të dobëtit .

                    Shpresat dhe qëllimet i lidhin brigjet e jetës, kurse ngjarjet  dhe kujtimet memorohen në kujtesën tonë.

Edhe pak orë i kanë mbetur vitit 2017-të. Viti i Ri po vjen dhe kjo mundësi e re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja është gjithmonë i mirëpritur nga të gjithë. Festa zgjatë dy ditë dhe  më pas, jeta  kthehet në normalitet. Ne, në këtë kohë kemi nevojë më tepër se kurrë, për një fjalë të ngrohtë, për tolerancë dhe dashuri më shumë ndaj njëri-tjetrit. Andaj, me rastin e Vitit të Ri, pothuaj të gjithë dërgojmë dhe marrim urime për një vit sa më të begatë, me pak halle dhe jetë më të lumtur. Mirëpo, në vend që të ulim papunësinë,të zbusim emigrimin e të rinjve, të cilët po marrin botën, të rrisim zhvillimin ekonomik e mirëqeniën e jetesës, kësaj radhe, urimi më i “mirë” për Vitin e Ri, vjen nga Qeveria e këtij shteti, të cilin ia adreson qytetarëve të vet, duke ia bërë publike s i h a r i q i n , se në ditët e para të janarit të vitit 2018-të, do të rrisin çmimet e derivateve të naftës,të arit të zi, e kështu, krahas  rritjes së këtyre çmime, zinxhirë, prite edhe  vala e çmimeve të tjera, çka fuqishëm godet dhe vështërson jetesën e popullatës se këtij vendi.Vallë, po deri kur kështu me këto “ sihariqe dhe stimulime  shtesë “ ?!…. Ani, bjerni, se ky popull i ngratë, duron akoma !….

Nejse …. !

Viti i Ri po troket. Viti i Ri shënon një fillim të ri. Së bashku me Vitin e Ri, vijnë sfida dhe ndryshime të mëdha. Fillimi i Vitit të Ri, pritet me festë nga e gjithë bota. Bota  moderne e feston në mënyra të ndryshme. Kjo është një periudhë e veçantë e vitit që mbart në vehte  mesazhe. Familja dhe miqtë  bëhen edhe më të dashur në një festë si kjo, ndaj edhe meritojnë mesazhet më të bukura. Të falim më shumë dashuri !.

Uroj që Viti i Ri të japë forcën për të përballuar sfidat e jetës dhe kurajën për të pasur gjithçka nën kontroll në çdo hap që do të ndërmerrëni ! Uroj shpresë dhe aspirata të reja !

Ju uroj të keni guximin, shpresën dhe besimin për të kapërcyer të gjitha pengesat që do të përballeni. Buzëqeshni, mos qani !. Gëzohuni e harroni dhimbjet, harroni vuajtjet, sepse një Vit i Ri po vjen !.

Urime të gjithve, këtë festë të Vitit të Ri. Lë t’ju sjell ky vit gjën më të bukur të jetës dhe njëkohësisht, lë të jetë vit i realizimeve të ëndërrave Tuaja.  Zoti lë t’ju dhurojë atë që më se shumti dëshironi dhe lë t’u ruaj atë që Ju posedoni, lë t’ju mbush zemrat me gëzime dhe me plotë dashuri, paqja dhe harmonija lë t’ju përcjellë në çdo hap të jetës.

Andaj, për çdo dhimbje, Zoti ju dhuroftë një buzëqeshje dhe për çdo problem një zgjidhje të duhur .

Gëzuar  2018 ! .

 

 

 

 

 

 

 

 

By admini