Nga Beqir SINA – OKB
 
 
 
Haley paralajmëron OKB : fondet e SHBA në rrezik në lidhje me votimin në Jeruzalem!

 

United Nations NY : Paralajmërimet e Presidentit Trump dhe paralajmërimet e ambasadores të OKB-së Nikki Haley, se Uashingtoni do të ndërmarrin veprime kundër atyre vendeve të Kombeve të Bashkuara, që votuan kundra tyre, dhe që kundërshtojnë Shtetet e Bashkuara në Asamblenë e Përgjithshme, për çështjen e pazgjidhur për Jeruzalemin, kanë pasur fare qartë efektin e tyre të parë, thotë sot shtypi amerikan.
 
Mediat amerikane thonë se pas votimit i së enjtes, që shpalli njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit, “të pavlefshëm” nga SHBA, duke e konsideruar atë parashikueshëm dhe i njëanshëm, votimit përfundimtar i cili i ishte 128 – 9, ndërkohë që 35 shtete abstenuan dhe 21 vende u larguan nga salla për të mos votuar, mbrrinë dhe “sinjali” i parë i pas votimit.
 
Por, shkruajnë sot gazetat amerikane se 35 vendet që abstenuan, duke përfshirë pesë anëtarë të Bashkimit Europian, të cilët thyen konsensusin e BE-së, dhe disa vende në Amerikën Latine, dhe 21 vende që fare thjesht nuk u paraqitën për votim, u ftuan në një pritje vjetore që do të jap Misioni i Shteteve të Bashkuara në New York, me rastin e festave të fund-vitit, me trupin diplomatik ndërkombëtar, për të marrë sipas tyre edhe një faleminderim të ngrohtë nga Washingtoni, për abstenimin e tyre në votimin e së ejtes .
 
Kjo, shkruan gazeta New York Times, shikohet se është shumë më tepër se sa një priteje festash për fund – viti , para se Haley të paralajmëroi se : “SHBA do të marrin në konsiderat emrat e vendeve që SHBA, dhe që i shohin si me të vërtet mike të tyre, të cilat u zgjodhën të ftohen në këtë festë tradicionale, e cila mbahet çdo fillim viti në Kombet e Bashkuara në New York”.
 
Në fund të fundit, thonë analistët amerikan rezoluta e paqëllimshme, kishte si qëllim në Amerikë, ashtu edhe në Izrael : “Mbasi Presidenti Trump, kërkoi që vendimet e fundit mbi Jeruzalemin të “shfuqizoheshin” sipas tij.
 
Kjo, kur, siç vuri në dukje Haley, ndodhi në një kohë që dihet se Amerika ka paguar pjesën më të madhe të buxhetit të OKB, për Palestinën dhe Izraelin, që nga themelimi i saj. “Pa SHBA dhe ndihmën e saj, nuk ka se si Kombet e Bashkuara të përballojnë buxhetin për Jerusalemin” thotë Haley.
 
Dhe, siç theksoi ajo pas votimit të së ejetes në Kombet e Bashkuara : “Kur një komb përzgjidhet për sulm, ky komb nuk respektohet”, veçanërisht kur më pas kërkohet të paguhet dhe të ketë “privilegjet” e SHBA” citohet të ketë thënë ambasadorja amerikane.
 
 
“Pra, Shtetet e Bashkuara “do të kujtojnë këtë ditë kur ajo u veçua për sulm”, veçanërisht “kur shumë vende vijnë duke na thirrur, ashtu siç bëjnë shpesh, të paguajnë edhe më shumë dhe të përdorin ndikimin tonë për përfitimin e tyre, poliitike e finanaciare”, thotë Nikki Haley, ambasadore e SHBA, në OKB.
 
Megjithatë, thuhet se Washingtoni, po zhvillon biseda të hapura, rreth kësa çështje, duke iu bindur edhe analizave të disa ambasadorëve të kaluar në OKB, si Daniel Patrick Moynihan dhe Jeane Kirkpatrick.
 
Thuhet se ata i kan dërguar mesazhin e rëndësishëm Uashingtonit, se qeveria amerikane nuk duhet t’i përshtatë politikat e veta kundër interesave të veta në emër të konsensusit ndërkombëtar dhe shmangies së konfrontimit.
 
“Mirëpo, Amerikanët – të cilët, në fund të fundit, paguajnë faturat – kanë të drejtë të presin, dhe pyesin” tha Haley, sepse “vullneti ynë i mirë nuk njihet dhe respektohet”. Dhe, ata që refuzojnë ta bëjnë këtë, mund të presin që të përballen me pasojat” shprehet ambasadorja amerikane Nikki Haley.
 
Mirëpo, Vota e Asamblësë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, për Rezolutën e futur nga Turqia – Presidenti Taip Erdogan, ku ndëshkohet Presidenti Trump, për njohjen e Jeresulamit si kryeqytet të Izraelit, me shpërnguljen e Ambasadës së SHBA, nga Tel Avivi në Jerusalem, duket se ka “prekur” edhe Shqipërinë, pra votën e saj me 128 shtetet që i dolën kundra Presidentit Trump.
 
Nuk është zyrtare, por mësohet se për herë të parë në 27 vjet të rivendosjes së marrëdhënive diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë, vjen ndoshta edhe “ndëshkimi” i parë i SHBA, edhe për Shqipërinë, qeverinë Rama, me një ftes që nuk i është bërë Misionit të Përherëshëm të Shqipërisë, në OKB.
 
Kështuqë, të paktën qysh dje, në ftesat e shpërndara për pritjen e Misionit të SHBA, në OKB, New York, për trupin diplomatik ndërkombëtar, që do të jepet nga Ambasadorja Nikki Haley, diplomacia shqiptare , e cila përfaqësohet me Ambasadoren tonë në OKB, Besiana Kadare, nuk është e ftuar në festën e cila mbahet si çdo vjet me rastin e festave, dhe Shqipëria si mike e SHBA ka qenë e ftuar për çdo vijet.
 
Kjo më konkretisht pasi në festën e Misionit amerikan në OKB, e cila do të mbahet në datën 3 janar, janë të ftuar vetëm ata diplomatë, që me votën kundër rezolutës, abstenimin apo mospjesëmarrjen në votim mbështetën Shtetet e Bashkuara, shkruan New York Times, duke permenduar gjithë listën e shteteve ku përfshihet edhe Shqipëria.
 
Shqipëria, siç dihet ishte në mesin e 128 atyre vendeve që votuan pro rezolutës, që kundërshtoi vendimin e presidentit amerikan Donald Trump, që Jeruzalemi të shpallet kryeqytet i Izraelit.
 
Përpara votimit, ambasadorja amerikane bëri këtë deklaratë:
 
“Ne do ta kujtojmë këtë kur të na kërkohet përsëri të japim kontributin tonë në Kombet e Bashkuara, organizmi më i madh në botë. Do ta kujtojmë gjithashtu kur shumë vende të vijnë e të na kërkojnë, siç bëjnë aq shpesh që ne të paguajmë akoma më shumë dhe të perdorim ndikimin tonë në dobi të tyre”, deklaroi ambasadorja Haley.
 
Rezoluta kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga SHBA-të u votua me një shumicë dërrmuese prej 128 votash pro, 9 kundër dhe 35 abstenim, ndërkohë që 21 shtete nuk u paraqitën fare në votim duke lëshuar sallën.
 

 

By admini