Me shkëputjen e Katalonjës, Spanja do të humbasë 6.3 për qind të territorit dhe 16 për qind të popullsisë, si dhe një të pestën e prodhimit të përgjithshëm spanjoll (223,6 miliardë euro në vit sipas qeverisë rajonale), e cila është ekuivalente me ekonominë portugeze. Shikuar përmes numrave, me këtë shkëputje të Katalonjës Spanja do të jetë “e shkurtuar” për një të katërtën e totalit të eksporteve, rreth 23.8 për qind të turistëve, pra 18 milionë më pak njerëz, aq sa e kanë vizituar Katalonjës në vitin 2016.
Një fakt interesant është edhe ai që ka të bëjë me sportin. Statisticienët kanë llogaritur edhe dëmin që do të pësojë Spanja në sport duke ditur se një e treta sportistëve olimpik vinë nga Katalonja..
Konflikti mes rajonit dhe Spanjës është i thellë në histori, madje daton që nga 1714, kur katalonasit humbën luftën me spanjollët. Në atë kohë ata humbën pavarësinë, ndërsa në fund të viteve 70-të, rajoni fitoi autonomi.
Përpjekjet për pavarësi kanë filluar nga 2010-ta. Në atë kohë, Kushtetuta ua ndaloi katalonasve, gjë që pasoi me protesta të shumta dhe zgjoi interesin për lëvizjen për pavarësi.
Në referendumin e organizuar dje për shkëputjen e kësaj pjese nga Spanje mësohet se 90% e votuesve i kanë thënë “Po” shkëputjes.