Nga Besim Malota

Nuk ka shqiptarë në këtë planet, që të mos jet i lënduar sado pak, kur ka parë ngjarjen e djeshme në debatin e Televizionit Klan Kosova – INFO, mes Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, dhe deputetit të Nismës, Milaim Zeka,- pas asaj që ndodhi mbrëmë, mes tyre, ku si pasojë ata u goditën u shanë, dhe u ofenduan që të dy – do të thoja, mesa kemi parë sekuencat televizive, të kësaj shfaqje të shëmtuar në Kosovë.

 

Nuk dua të merrem unë me gjykimin se kush ishte fajtori dhe kush ishte viktima, mbasi kjo për ne që jemi jashtë ekranit, mendojë se është më e fundit, pra është ajo që duhet ta mësojmë nga drejtësia atje në Kosovë sa e aft dhe e drejt është për të gjykuar një problem të till.

 

Por, dua të them se fajtor sipas meje janë që të dy “nxitësit” e dhunës, së nisur nëpërmjet fjalosjes së tyre, e cila kaloi përmes ofendimeve të tyre të njëpasnjëshme, që përdorën ata në momentet e tensionimit të debatit, që i bie të ishin, të dy deputetët. Pra, kush më shumë e kush më pak, të cilët mbasi e ofenduan njëri-tjetrin në studion e emisionit live, INFO- LOKAL, më pas u arrit deri në degradim, ku deputeti Krasniqi, goditi me grusht deputetin Zeka.

 

Mirëpo, tani që ajo ndodhi, është fjala ku bie përgjegjësia dhe kë spërkati – stërpiku, ajo në Kosovë.

 

Natyrisht, që e para janë ata përfaqësuesit tanë, dy deputetët ai Vetvendosjes dhe ai i Nismës, (kuptohet se jo të gjithë deputetët janë si i këtij rasti) , por shumë prej tyre, të cilët janë nga ata që populli ua dha votën për të përfaqësuar ata, përfaqësuar zërin e tyre, hallet e problemet e tyre.

 

Por, që sot për fat-keq kur Kosova, ka jo pak por me dhjetra halle e probleme, dhe nuk është ky rasti ti permendim, se jan thën e ripërsëritur me dhjetra her, nga vet ata përfaqësues – sa që edhe “grindja” e mbrëmshme, si pamë, erdhi si rezultat e këtyre problemeve, ku secili akuzon njeri tjetrin…..ashtu si ndodh rëndomtë, jo vetëm nëpër studiot televizive, por “sherre” të tilla që kemi pas edhe në mes të Kuvendit të Kosovës.

 

Pra, nga ato kush je ti! e kush jam unë!

 

Do të thoja se për ngjarjen e mbrëmshme në Televizionin Klan Kosova, sipas meje “aq sa përgjegjësia bie mbi dy “aktorët” kryesor, bie edhe mbi vet moderatorin e këtij debati të prishtë mbrëm, që nuk ishte në gjendje t’i ndalojë, mbasi ai e pa se ajo i kalojë të gjitha “barrierat” e etikës televizive të trasmetimit live “.

 

Sepse, ajo që ndodhi nuk ishte më në ato minuta një “betej” e hapur televizive mes altaernativash dhe platëformash, të dy debatuesve, por një debat që zgjati jo pak, por afro 4 minuta vetëm me sharje e ofendime.

 

Të cilat edhe moderatori e regjia e Klan Kosova – nuk qe në gjëndje të “shuaj” ekranin, ashtu si ndodh në të gjithë botën, kur ka raste të tilla, me atë ndëryrjen e menjëhershme të ndonjë spotit publicitar……ku teleshikuesit, nuk kanë pse ta dinë se çfarë fjalori vulgar përdoret aty brenda.

 

Unë dhe të gjithë ata që pamë skenën mbrëmshme, e dimë se Klan Kosova dhe ky emision ka marrë dje dhjetra, e ndoshta qindra mijëra klikime, në Kosovë, e anemban botës, por nuk duhet qe ky Televizion edhe të tjerët, në Kosovë, si ky, ka edhe në Shqipëri, me disa raste të debateve të tilla jashtë rregullave dhe etikës, të përfitojnë shikushmëri, për shkak të asaj që quhet “Shkelje e etikës së trasmetimit, dhe shkelejs së rregullores së trasmetimit drejtpërsëdrejti” ku rregullat janë të përcaktuara qysh më parë”.

 

Pra që të mos lejohen shfaqje të tilla, të cilat janë vetëm për përfitime sensasionale, apo rritjen e shikushmërisë së tyre, nëpërmjet këtyre skenave.

 

Ndërkohë, që ne se teleshikues jemi mësuar tashmë me skenat, dhe incidentet në seancan e kaluar parlamentare, në Kuvendin dhe institucionet e Kosovës, kur ndonjë deputet kan tentuar të godasi njëri tjetrin, ose ato kur deputetët e Parlamentit të Kosovës, teksa replikojn me një fjalor denigrues, ofendoin me fjalor vulgar, deri te deputet femra. Kemi parë sa jemi lodhur në Kosovë, por ja që duhet një ditë, që t’u thuhet të gjithëve, dhe pa perjashtim kushdo qofshin ata të majt e të djathtë, të kësaj partie apo asaj tjetrës se; “Mjaft është Majft! – Enough is Enough)”

 

 

Ngaqë, jemi marr gjithmon duke i krahasur gjërat që na ndodhin si në Shqipëri, Kosovë, dhe trevat shqiptare, me demokracinë amerikane, dhe e di se ajo nuk është aspak e drejt , sepse, i thonë një fjale ”hane ku është demokarcia në Amerikë, dhe hane ku është demokracia në Shqipëri, Kosovë, e viset shqiptare, aq sa është larg gjeografikisht, është edhe simbolikisht larg si demokraci”.

 

Por, duke iu referuar historisë së debateve të kongresistëve apo kongresistët, këtu në SHBA, ku secili përfaqësues zgjidhet në një mandat dyvjeçar që t’i shërbej popullit të tij, në një rrethi të caktuar kongresional – unë vet që kam më shumë se 4 dekada, këtu, asnjëher nuk kam parë as kam lexuar apo dëgjuar, që në historinë e tij, të ket ka pasur ofendime , përdorim të një fjalori vulgar ndaj njëri tjetrit mes përfaqësuesve.

 

Por, kam parë dhe e di se ka pasur jo një her por me mijëra vëtëm përplasje idesh, alternativash dhe programesh.

 

Dhe, megjithëse numri i kongresistëve apo kongresistët, nuk është 120, sa deputet ka Kosova në Kuvendin e saj, por më shumë se trefishi i tyre, 435, që përfaqësojn popullatën e 50 shteteve, dhe të gjitha ideve, fesë së tyre, dhe racës së tyre, amerikan të integruar dhe natyralizuar këta nga e gjithë bota.

 

 

Kështu që ngjarja e djeshme në ekranin e Televizionit Klan Kosova, emisioni i formatit “Talk Show”, për mendimin tim, nuk është gjë tjetër, por veçse një vazhdim i njëpasnjëshëm i atyre skenave të dhunës, atyre sulmeve verbale dhe fizike, ndaj atyre që janë të zgjedhurit e popullit të Kosovës, apo mund të quhet edhe një sulm mbi insitucionet, dhe mbi demokracinë e Kosovës.

 

 

Kjo ngjarje duhet të jet edhe fundi asaj që po ndodh atje për fat-keq , apo një pësim që sjell edhe një mësim të mirë. Fillimisht, kjo vjen natyrisht për të dy deputetët, aktorët të ngjarjes së mbrëmshme, Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, dhe deputetit të Nismës, Milaim Zeka, por edhe i medies në Kosovë, sidomos ekranit të Televizionit kosovar, që të jen më profesional, e jo të bëjnë shikushmëri me shfaqje të tilla , të shëmtuara….

By admini