OJQ Horizonti i Ri dhe Biblioteka e Qytetit shpallin thirrje publike për të rinjtë e Ulqinit, për pjesëmarrje në programin trajnues për liderë rinorë.
Synimi i këtij programi është që t’u mundësohet të rinjve, njerëzve të talentuar dhe ambiciozë, t’i avancojnë dhe t’i përsosin shkathtësitë dhe kreativitetin e tyre, si dhe t’i forcojnë aftësitë e tyre për liderë rinie.
Temat kryesore që do të trajtohen gjatë këtij programi janë: veprimi qytetarë dhe angazhimi rinor në komunitet; parimet e demokracisë dhe Bashkimi Evropian; Të drejtat e njeriut, Puna në grup dhe udhëheqja, lidershipi, përfaqësimi publik, paraqitja publike, etj.
Programi iu dedikohet të rinj të moshës 16-22 vjeç dhe përfshinë 5 sesione trajnimi, gjatë periudhës tetor-nëntor. Aktivitetet do të mbahen në KËNDIN PËR TË RINJ në Bibliotekën e Qytetit.
Pas përfundimit të këtij cikli edukativ, pjesëmarrësve të cilët me sukses kanë ndjekur programin e trajnimit, do t’iu ndahen diploma për njohuritë dhe përvojën e fituar në fushën e aktivizmit rinor dhe udhëheqjes.
Afati për aplikim është 1 tetor 2017.
Formularin për paraqitje mund ta gjeni këtu.
Ky program është pjesë e projektin “Të rinjtë – kompetentë për pjesëmarrje”, të cilin e mbështetë Ministria për Sport e Malit të Zi.