30-vjetori i dhënjes së emrit sheshit ‘Skënderbej” në Paris (1980-2017)

Nga Beqir SINA – New York

Medalja që u shpërnda me rastin e 10-vjetorit të inagurimit të sheshit ‘Skenderbeg’ është ajo e paraqitur nga foto albumi i Çezar Ndreut, e cila na kujton përvjetorin e dhënjes së emrit të sheshit ‘Skenderbeg’ në Paris. Aty sqarohet se kjo medalje, është një ndër ato që janë prodhuar në mërgim nga filantropisti i njohur shqiptar në diasporë, Isa Ndreu, i cili kishte punuar edhe 2 ose 3 medalje të florinjta dhe 6 medalje të argjendta me motive kombëtare shqiptare dhe ndarë me rastin e disa ngjarjve të mëdha kombëtare – në mërgim.

Pra,duke”zvendësuar” shtetin komunist në atë kohë, që e shikonte me sy tjetër diasporën shqiptare.
Sipas shkrimeve për këtë patriot dhe atdhetar – pinjolli i njërës nga familjet më të njohura në Shqipëri- Kosovë e trevat shqiptare, Isa Ndreun, megjithëse jetonte prej vitesh në Itali si një i arratisur e regjimit të Enver Hoxhës, duket qartë se ai ishte një kundërshtar i përbetuar i komunizmit, së bashku me atdhetarë e patriotë të tjerë në mërgim, i cili gjithmonë mendonte e punonte për bashkimin tonë kombëtar dhe rrëzimin e komunizmit.
Prej shënimeve biografike mbi jetën e Isa Ndreut, në Itali, gjejmë se ai ishte një veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, kryetar i Partisë Bashkimi Kombëtar, ish botuesi i të famshmes Revista ‘Koha e Jonë’ në Firenze nga 1962-1992, studiues dhe autor i disa shkrimeve, një afaristë dhe pasanik i suksesshëm, dhe një besimtar i mirë i besmit mysliman.

 

Si argjendar ai punoi një medalje e florinjtë, e cila iu dha ish presidentit të Frances Zhak Shirak – në atë kohë, në mirënjohje për kontributin e tij, kur ishte Kryetar i Bashkisë së Parisit, për vendosjen e emrit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj – Kastrioti Skenderbe, një sheshi francez në qendër të Parisit.
Medalia u dha dhe sheshi u emërua rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Skënderbeut nga Isa Ndreu dhe Lec Shllaku, respektivisht njeri ish kryetari dhe tjetri ish sekretari i Partisë Bashkimi Demokrat, ishin ata që i vunë emrin “Skënderbeg” një sheshi në Paris të Francës, që e gëzon këtë emër edhe sot e kësaj dite.
Pra ishte ishte kjo ajo përpjekja e parreshtur e Isa Ndreut, dhe e Lec Shllakut, devocioni dhe këmbëngulja e tyre dhe shumë patriotve të tjerë, që u bën së bashku mysliman, katolik e ortodoks shqiptar në mergim, aaratisur nga rregjimi komunist i Enver Hoxhës, dhe që jetonin në Romë, Paris, dhe Bruksel, Londër, Zvicer, Gjermani dhe SHBA, që në vitin 1978, e bën të mundur atë që u miratua nga Bashkia e Parisit (Këshilli Bashkiak) me kryebashkiakun Zhak Shirak, që sheshi të quhej “Sheshi Skënderbeg” – 19 Arr – Palace de Skanderbeg – 1405 – 1469 Heros Albanais” .
Po si e përjetoi komuniteti i shqiptarëve të Parisit dhe gjithë të arratisurve nga rregjimi diktatorial i Enver Hoxhës atë ngjarje të madhe të asaj kohe !

Kjo gjë dëshmohet më së miri edhe nga një editorial i zotit Isa Elez Ndreu, i botuar në ato ditë në revistën e tij “Koha e Jonë”, që botohej prej tij, ku midis të tjerash, thuhej se “edhe në Paris, në Kryeqytetin e Francës, do të kemi Sheshin SKËNDERBEG”. Vendimi u muer prej Këshillit Bashkijak, shkruante ai duke shtuar se më datë 10 korrik 1978, dha pëlqimin e vet dhe vendosi që Sheshi AZ / 19 të pagëzohet me emërin e Heroit tonë Kombëtar Gjergjë Kastrioti Skenderbeg – pra, “Sheshi Skënderbeg” – 19 Arr – Palace de Skanderbeg – 1405 – 1469 Heros Albanais” . Për të mbërri në këtë përfundim, thoshte ai që ka gëzuar të gjithë Shqiptarët. “Janë dasht gati dhjetë vjet, historikun e të cillit do ta botojmë në një vëllim të veçantë ma vonë, nga letra që zoti Lec Shllaku, iu ka drejtue bashkëatdhetarëve, ku kuptohet se si janë zhvillue bisedimet dhe korespodenca në mes Bashkisë së Parisit dhe tij, dhe sa vullnet të mirë dhe durim i asht dashtë bashkëatdhetarit tonë (Lec Shllaku), deri sa ia ka arrijtë qëllimit: me përjetësue kujtimin e Skënderbeut në Paris. E përkohshmja ;Koha e Jonë; po e jep këtë lajm të gëzueshëm e kënellës, e bindun se të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, do të ndjejnë të njëjtën sedër dhe mallëngjim” shkruante në editorialine asaj kohe Isa Ndreu i Sllovës – Dibrës.

Dhe më pas ai thotë :”E ndjejmë për detyrë morale e Kombëtare, t’i drejtojmë në rradhë të parë, Shkëlqesisë së Tij, Zotit Jacques Chirac-ut, e Kryetar i Bashkisë së Parisit, tanë mirënjoftjen tonë se dhe falenderimet ma të sinqertat që, me ndërhymjen e vet, e bani të mundshme një mbrekulli të tillë. Falenderimet tona ia drejtojmë edhe Komisionit Kulturor të Bashkisë nëpër mjet Zotit Roger Roman-it, që me mirësi e kopetencë, ka dhanë mendimin të favorshëmrreth meritave tue e cilësue Skënderbeun të meritueshëm dhe të denjë që një shesh a rrugë të nderojë emrin e Tij”.

Ma në fund një mirënjohje të thellë ia drejtojmë Këshillit Bashkijak, me anën e përsonës, së Mr. Bernard Rocher, i cili Këshillë vendosi të përjetësojë emnin e Skënderbeut tue i kushtue një shesh të kryeqytetit. Nuk mund të rrimë pa përgëzue edhe mikun e bashkëpunëtorin tonë, Lec Shllakun, i cili me ndërhymjen e vet këmbëngulëse, ia arriti qëllimit, shkruan Isa Elez Ndreu, cili përgati edhe medaljen shqiptare me Gjergjë Kastrioti Skenderbeun per Kryetarin e Bashkisë së Francës Zhak Shirakun .
Medalja shqiptare për Shirakun

Në shenjë mirënjohje për atë që bëri zoti Zhak Shirak, për shqiptarët, Ndreu, Shllaku dhe Skënder Zogu, ndërmorën nismën dhe i akorduan atij një Medalje Ari, e cila iu dorzua në një ceremoni madhështore në Paris. Në atë ceremoni morën pjesë dhe shumë personaliste të mërgatës antikomuniste shqiptare nga e gjithë Bota, përveç ambasadorit të Shqipërisë që ishte i akredituar asokohe në Paris, që nuk mori pjesë si komunist i perbetuar.
Lidhur me këtë ngjarje të madhe të asaj kohe bëhet fjalë edhe në një shkrim të botuar nga Lec Shllaku, në dhjetorin e vitit 1987, me rastin e dhjetë- vjetorit të dhënies së emrit Skënderbej, sheshit në qëndër të Parisit. Në mes të tjerash aty shkruhet: “Mbasi qe realizue me shumë durim e kokëçamje, pagëzimi i Sheshit kushtue Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Paris, objektivi i dytë ishte ai i një avenimentit tjetër, të afërt në kohë, si ngrehja e monumentit dhe i një medaljes përkujtimore, së pakut, me rastin e 10-vjetorit të parë.
Ideja e një monumenti në vehtëvete paraqet një rradhë problemesh e sidomos vështirsinash nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe të Punëve Botrore, përpos gjetjes së skulptorit të aftë, për të përkrye një vepër arstistike. Por pengesa kryesore asht zgjidhja e problemit financiar, i cili në kushtet që ndodhemi, paraqitet i pazgjidhshëm, pa pasë përkrahjen e autoriteteve Bashkijake të Parisit.
Vetëkuptohet se monumenti i Skënderbeut mbetet një dëshirë, por ai i medaljes që kërkon një shumë të hollash relativisht të ulët, për një rradhë rrethanash të favorshme u realizue. Përvjetori i Vendimit të këshillit Bashkijak të Parisit, për të përjetësue Emnin e Skënderbeut në Kryeqytetin e Francës, u muer më 10 korrik 1978, kështu që në korrikun e ardhëshëm (1988) mbushen plotë dhjetë vjet dhe për atë datë u shkri Medalja Përkujtimore, në formën ma artistike nga Miku i Shqiptarëve, nga farkatari i njohur austriak Josef Baier, në uzinat e tij në Austri.
Inagurimi i Sheshit u zhvillue më datat 6 dhe 7 maj të vitit 1980-të, në Paris dhe ishte zoti Baier ai që gjeti kohë dhe mundësinë për realizimin dhe shkrimjen e Medaljes, duke e parë atë edhe nga vështrimi historik. Duhet të theksojmë këtu me dashamirësi dhe simpati se zoti Baier e ka prodhue medaljen pa asnjë shpërblim, falas, vetëm me realizue dëshirën tonë: atë që të përkujtojmë edhe njëherë Skënderbeun në dhe të huej por mik i të gjithë qytetrimit perendimorë.
Por na medaljen e vejmë në dispozicion të bashkëatdhetarëve me një çmim të arsyeshëm, dhe shuma që do të mblidhet nga shitja e medaljes, do të përdoret për shkrimjen e një cope prej ari.për t’ia dhurue zotit Jacues Chirac, të cilën do t’ia dorzojë një përfaqësi shqiptare, tue i shprehun, njëkohësisht mirënjohjen tonë për ndërhymjen e tij në favor të përjetësimit të Skënderbeut në toponiminë Ville Lumierë.
Tue konsiderue çmimin e naltë të arit (metal) dhe se medalja ka përmasa (dimensione) të konsiderueshme dhe një peshë prej 90 gramësh, u drejtohemi bashkëatdhetarëve të na përkrahin tue ble medaljen, në mënyrë që të kryejmë në këtë rast, një gjest fisnik ndaj zotit Chirac, tue ia kthye nderin që na ka ba. Dëshira jonë asht që me rastin e 10-vjetorit (korrik 1988) të bajmë një mbledhje bashkëatdhetarësh në Sheshin Skënderbej në Paris.
Për këtë arsye iu drejtohemi miqëve dhe dashamirëve që dëshirojnë të marrin pjesë në atë eveniment, që të kenë mirësinë që të na njoftojnë më parë duke kontaktuar me ne. Po në atë rast mendohet të themelohet ;Cercle Franco-Alabnias Scanderbeg; i cili do të merret ekskluzivisht me çështje kulturore e shoqnore dhe në krye të tij do të jetë një personalitet francez.
Përfitojmë nga rasti të theksojmë se projekti për një përmendore të Skënderbeut dhe të tejtimit në gjuhën shqipe nga Radio Franceze Internacionale, në bazë të letërshkëmbimeve me Ministrinë përkatëse, do të ketë rezultate pozitive. Tue ju urue gjitha të mirat dhe festat e ardhshme, ju përshëndes me miqësi;. Paris, Dhetor 1987 ” , shkruan Lec Shllaku në Revistën Koha Jonë.
Duhet theksuar se Medaljet janë kontribut dhe prodhuar nga Isa Ndreu i cili në atë kohë, ishte njeri nga industrialistët më të sukseshëm shqipëtar në mërgatën shqiptare. Ku Isa Ndreu gjithë jetën e Tij , i’ja kushtojë çështjes Shqipëtare Medalja Isa Ndreut, është nji nga medaljet më të vyera që kanë paraqitur ndonjëherë shqiptarët, ajo është e gjitha e paisur me elemente të nji rëndësie të jashtëzakonshme, që meritojnë kujtim dhe nji studim, dhe nji model se si nji shtet mund ta paraqesë veten para botës…
Megjithatë, ajo është një vepër e madhe, e nji individi që ishte konsideruar për 45 vjet si “armik – dhe tradhëtar” nga rregjimi i Enver Hoxhës, ai është Isa Ndreu, nga Sllova – Dibër, qei ka bër nji nder historik, Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar, një vepër e maddhe që sot duhet ta ndjejë çdo shqiptar…

By admini