Lul Vuksani Gjurashaj alias Patër Andre Gjekaj
MARTIR I KISHËS DHE I KOMBITGjekë Gjonlekaj/ New York

Më 4 dhe 5 gusht në Tuz dhe në Triesh do te përkujtohet rënja heroike e Lul Vuksanit,peërndryshe i njohur me emërin kishtar Patër Andre Gjekaj. Në mortet e mëdha në Lamë
të Nikmarashit emëri i këtij  martiri përmendej kurdoherë.Per këtë meshtar françeskan legjendar të Malësisë, here pas here vajtonin gjëmtarët e maleve tona. Për At.Andre Gjekaj sot e kësaj dite këndojnë rapsodët dhe këngetarët më të mirë të Malësisë së Madhe. Para pothuajse një gjysmë shekulli kisha dëgjuar emerin e këtij meshtari të madh i cili ishte vrarë nga ushtria turke,ndërsa po bënte shërbime fetare për të vrarët dhe të plagosurit në atë Luftë. Ai kishte shkuar në Frontin e Shkodrës pas një kushtrimi të madh për të vorruar të vdekurit. Kishte qenë gjithmonë  në traditën e kësaj familje pjesemarrja në kushtrime dhe qëndresa  për liri. Të tillë kishin qënë babai tij Vuksan Deda dhe vëllau Mal Vuksani. Kjo derë e përmendur i kishte sjellur gjithëmone Trieshit fitore morale. Trimat e kësaj shtëpie ishin kurdoherë gati për luftë në mbrojtje të vendit. Vëllazëria Gjurashaj bir I të cilës ishte At.Andre Gjekaj, kishte një histori të gjatë luftrash e përpjekjesh për çështje kombetëre e fetare. Meshtarët e parë të Trieshit kishin qënë nga vëllazeria Gjurashaj. Bir i kësaj vellazërië është sot meshtari i mirënjohur françeskan shqiptar Patër Prela Gjurashaj. Fshati ku kane lindur këto personalitete të nderuara është njera prej trevave më legjendare të Malësisë. Për qëndresën spartane të Nikmarashit kishin shkruar autore të njohur shqiptarë dhe të huaj bile edhe  në “Hyllin e Drites” dhe në revistën “Leka”.cPër aktin heroik të At.Andre Gjekaj. I ndjeri Patër Zef Jankaj kishte botuar në revisten “Drita” të Kosovës vargjet poetike më të bukura në jetën e tij. Këto poezi epike janë fakte historike. Pater Zef Jankaj nga Ljarja e Krajës kishte shërbyer në Triesh me shumë se tre dekada. Pater Zefi i Trieshit siç e quanin në Malësi  kishte mësuar për At.Adre Gjekaj nga të parët e tij në Ljare ku kishte shërbyer meshtari martir i Malsisë. Bile meshën e fundit të jetës  At. Andrea e kisht thënë në kishën e Ljares në Krajë. Pas kushtrimit në Shkodër i kishte thënë lamtumirë Krajës dhe ishte nisur për  mission e tij hyjnor ku edhe kishte humbur jetën në moshën 35-vjecare.

Vargjet poetike të Pater Zef Jankaj për rënjen tragjike të këtij martiri janë monumentale, aq më tepër kur dalin nga shpirti i një vëllau meshtar françeskan shqiptar. Ja si e përshkruan Patër Zefi rënjen e At.Andre Gjekaj

                                           Tjetri kje Andrea
                                           Vellau i azganit
                                           I mal Vuksanit
                                           Pater Andre kje frat,
                                           Mesa të pagëzimit
                                           Lul emnin e pat

At.Andre Gjekaj kishte shërbyer për një kohë te gjatë në famullin e Ljares dhe në  famulli tjera të Arqipeshkevise së Tivarit. Të moshuarit e atyre trevave kishin treguar me vonë për ate humbje të madhe, Pater Zefi kishte dëgjuar shumë nga ato rrëfime per vdekjen tragjike të këtij meshtari nga Malësia.
                                             Si famullitar
                                             N’t’Ljares famulli
                                             Për fe kje zelltar
                                             Mbas te vetash mundësi
                                             Mandej me t’dymbdhetën
                                             Ia kushtoi jetën
                                             Të madhes dashuni
                                              E-pa e mbush vjetën
                                             Të gjashtën mbi tridhetën-
                                              E bani ai fli
                                              Si kane thanë motit
                                              “Krishti I Biri i Zotit
                                              Dashninë ma e madhe
                                              Tjetër s’egziston
                                              Se ajo qe për mik jetën flijon”.

Bota perendimore e ka shumë të njohur rolin e meshtarëve në luftëra. Meshtarët (kapelan) janë shumë të nderuar në shoqëritë e qytetëruara.Por edhe në vendet shume te përparuara siç është Amerika disa disa herë janë harruar nga historia.Bile shumë herë është biseduar gjërsisht për këtë çështje. Kështu ka ndodhur edhe me Patër Andrenë.

                              

                                                                           Porsi vullnetar
                                             Tu’kene guximtar
                                              I shtymë nga trimnija
                                              Qe ia hjekë shpija,
                                               Zelli I madh I tij
                                               E c1oi me ushtri
                                               Qe me turk luftoi
                                                Më ndihmë me u gjetë
                                                 Atyne që në luftë
                                                 Të ketë fatin me mbet
                                                 Të gjithëve me u dhanë
                                                  Ngushllimin e fesë
                                                  Bestareve tue dekë
                                                  Ne hovin e betesë.

Patër Zefi i Trieshit për te kaluarën e At.Andresë kishte mësuar shumë nga vellazërit Zef e Dedë Mal Vuksani. Ata kishin dëgjuar  për ungjin e tyre nga prindërit dhe familjarët tjerë. Ata kishin treguar se At.Andrea kishte pas dashuri dhe respekt  për Trieshin,  bile kurdo i jepej mundësia thoshte meshë në kishën e Trieshit. Ata tregonin se Trieshi e kishte përjetuar rendë rënjen e këtij martiri.

                              

                                                                                  N’ket detyrë humane
                                                    Edhe kristiane
                                                    Porsi françeskan
                                                    Dhe atë e qëlloi
                                                    Plumbi otoman
                                                    E shpirtin ia coi
                                                    Në t’Zotit lumni
                                                    Ndërsa trupin e ti
                                                    N’Kolaj e kanë çue
                                                    Ku përpara lterit
                                                    Në kishë e kanë vorrue”

Këto vargje  homerike të  Patër Zef Jankaj e bëjnë të pavdekshëm birin besnik të fesë e të atdheut At. Andre Gjekaj. Respektin dhe kujdesin për meshtarin martir të Trieshit po e vazhdon sot ish meshtari i mirënjohur  i Malesisë Patër Mirash Marinaj.
Disa personalitete fetare dhe shoqërore meritojne nderime për kujdesin që treguan dhe po tregojnë për sakrificën maksimale  të Patër Andre Gjekaj.
Nipat e tij Zef Mali dhe Dedë Mal Vuksani kishin qënë  shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm per axhën e tyre hero Lul Vuksanin-Patër Andrenë Gjekaj.  Amanetin e tyre po e çojnë  në vend të bijtë e Dedë Mal Vuksanit: Nikolla (Shari) dhe Lubi (Luigji). Ata nuk po kursejnë asgjë që emeri i Patër Andre Gjekaj  të vendoset atje ku meriton. Vëllazërit Shari e Lubi Gjurashaj janë shëmbull i shkëlqyeshëm për shoqërinë shqiptare.Vepra e tyre është shumë fisnike.
                              

By admini