Lëvizja qytetare URA ka dalur me një kumtesë për opinion me anë të së cilës tregojnë për një dokument ku kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu i është drejtuar kryeministrit Markoviq, me kërkesë për donacion prej 300.000euro. Kjo kërkesë për donacion, sipas kësaj Lëvizjeje është skandaloze.
Më poshtë mund të lexoni të plotë kumtesen e Lëvizjes URA.
Lëvizja qytetare URA tregoi sot dokumentin nga 22 qershori i këtij viti që Kryetari është drejtuar kryeministrit Markoviq, me kërkesë për donacion prej 300.000euro. Kjo kërkesë skandaloze për donacion, e cili duhet të sigurohet nga rezerva e buxhetit, paraqet mirnjohje që ky koalicion me në krye me Cungun nuk është në gjendje të riparojë situatën në Komunë dhe të na vë në siklet në çdo hap.
Edhe në letrën drejtuar Kryeministrit theksohet se komuna e Ulqinit eshte në kanosje bllokimi i funksionimit të organeve të qeverisjes lokale për shkak të mungesës së fondeve. Ky skandal është plotësisht risi në një vend si Mali i Zi, duke pasur parasysh se donacionet në parim kërkohen nëse ndodhin rrethana të jashtëzakonshme, të tilla si tërmetet, përmbytjet ose fatkeqësitë tjera. Komuna e Ulqinit dhe Ndërmarrjet publike themeluar nga komuna e Ulqinit janë në një situatë shumë të vështirë financiare.
Në komunë pagat janë në vones tre muaj, ndërsa në disa ndërmarrje publike, madje edhe më shumë se një vit. Por, kur kemi parasyshë se jemi në muajin korrik, që është muaji në të cilin të ardhurat në komunë janë më të larta , përfundimi është më se i qartë, se koalicioni i madh në mënyrë jo lojale udhëheq me buxhetin e komunës. Që situata është shqetësuese e ka vertetuar dhe ministri i financave, i cili e ka refuzuar kërkesën e Komunës së Ulqinit për kreditim shtesë. E gjithë kjo tregon se “ekspertët” kanë përjetuar një debakël të plotë.
Nëse është kështu, si qeverisja lokale vetë pohon që për herë të parë në histori kanoset bllokimi total i organeve të administratës lokale, atëherë ne i bëjmë thirrje Kryetarit të thërrasë një seancë të Kuvendit komunal për ti informuar këshilltarët dhe opinion.
Nëse nuk është kështu, atëherë kjo kërkesë për ne vetëm përpiqet vazhdimin e aferes “snimak” ose parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Me sa duket autoritetet lokale në çdo mënyrë përpiqen për të gjetur fonde për të shtruar asfaltime parazgjedhore. Ju bejm me dije se ne do të informojë rregullisht publikun për çdo gjë, dhe nëse është e nevojshme do ta lajmrojmë organet kompetente dhe Prokurorinë Speciale.