Shkruan Gjekë Gjonaj
Ulqini siç dihet tashmë është një ndër qytetet më të rëndësishme turistike në Malin e Zi, me një pasuri të madhe kulturore, historike, natyrore si dhe një nga destinacionet kryesore për turistët nga Kosova, Shqipëria, rajoni Ballkani dhe nga vende të ndryshme të Europës dhe Botës. Pritshmëria e qytetarëve, repektivisht e punonjësve turistikë të këtij qyteti për këtë stinë verore është e madhe. Ata me të drejtë presin që kësaj verë numri i pushueve të jetë më i madh se verën e kaluar. Në këtë drejtim janë bërë përgatitjet për të pasur një sezon të mirë. Është fromuar një trup që do të koordinojë mbarëvajtjen dhe përcjelljen e sezonit të sivjetshëm tuiristik. Të dhënat statistikore që disponojmë tregojnë se nga muaji maj e deri më sot në Ulqin ka pasur një numër më të madh të mysafirëve se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo i gëzon të gjithë. Mirëpo ata i shqetëson fakkti i hidhur se bashkë me turistët sivjet në Ulqin erdhën edhe qentë endacakë. Këta “ mysafirë “ të padëshiruar janë të pranishëm me shumicë nëpër rrugët e Ulqinit që nga fillimi i muajit maj, dhe vazhdojnë të jenë rrezik i madh për mjedisin, banorët dhe turistët.
Qytetarët që e kanë përjetuar tmerrin e turmës së këtyre qenve kërkojnë mënjnimin e menjëhershëm të tyre nga rrugët e këtij qyteti me rrethinë. Edhe autori i këtyre rreshtave ka qenë njëri ndër personat që ka luftuar “ fyt me fyt” me qentë endacak. Por fatmirësisht falë shkathtësisë dhe përvojës ka shpëtuar mjaft mirë nga sulmi i tyre, për dallim nga një grua e cila kohë më parë ka marrë plagë të konsiderushme në këmbë. Imagjinoni vetëm në këto dy raste po të kishte kaluar ndonjë fëmijë ky grup i qenve do të mund ta bënin copë e thërrime.
Prurjet me shumicë të qenve nga qytete të tjera në Ulqin çuditërisht nuk janë të rralla. Muajin e fundit vërehen grupe ( turma) të reja të qenve të cilët janë bërë problem serioz. Shoqata për kafshët e psatreha “ Panda “ në Ulqin javën që shkoi ka publikuar një video ku shihet qartë se një automjet pa targa zbarkon në fshatin ( lagjen) Gaç një numër të madh të qenve endacakë.
Prania e qenve rrugaç nëpër rrugë, trotuare, parqe e hapësira të ndryshme publike, prishja e qetësisë publike me të lehurat e tyre, rreziku nga kafshimi, frika nga bartja e sëmundjeve të ndryshme pa mëdyshje dëmtojnë imazhin e qytetit të Ulqinit në sytë e shqiptarëve dhe tursitëve që do të verojnë sivjet në plazhet e bukura të këtij qyteti.
Autoritete lokale e pranojnë se problemi me qentë endacakë mbetet shqetësues për Komunën e Ulqinit , duke marrë parasysh rrezikun e vazhdueshëm që u kanoset qytetarëve dhe turistëve çdo ditë. Ata si institucion kanë bërë përpjekje për zgjidhjen e këtij problemi të rëndësihëm në tërë territorin e komunës, duke e ngritur një qendër strehimore e cila për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme nuk mund të pranojë këtë numër enorm të qenve. Për këtë arsye përgjegjësit në nivel vendor e qëndror në bashkëpunim me shoqatat për mbrojtjen e kafshëve duhet që seriozisht të ndryshojnë mënyrën e manxhimit të rrezikut nga qentë endacakë, për të gjetur një zgjidhje efikase, konkrete dhe mjete që këto kafshë të përfitojnë kujdesin e duhur dhe që atyre t’u pamundësohet që të frikësojnë, lëndojnë apo larg qoftë rrezkojnë jetë njerëzish.