Në prani të mbi 2500 shikuesve, në një ambient të jashtëzakonshem sportiv, futbollistet e Otrant Olimpik nga Ulqini fituan kundër hiç më pak se ish kampionet e Malit të Zi, Rudar nga Plevla me rezultatin minimal 1:0.

Divanoviq dhe Senika me shokë me një paraqitje për gjatë gjithë 90 minutave me një disiplinë të rrallë treguan karakter të jashtëzakonshëm  dhe arritën një fitore të madhe. Goleshenues i golit te vetem në minutin e 14-të të takimit ishte koreanojugori Tacibana.

Në disa momente vendimtar për ekipin tonë ishte portieri Meqikukiq që hedhje të pabesueshme shpëtoi portën nga pësimi i golit.

Duhet shtuar se gjykimi i arbitrit nga Cetina ishta nën nivel duke ngarkaur me plotë kartona te verdhe ekipin vendas dha me shume goditje dënimi të padhëna për vendasit.

Për katër ditë luhet ndeshja e kthimit në Plevla dhe shpresa për një mrekulli të re nga lojtarët tanë ekzistojnë dhe tashmë janë reale.

By admini