Nimanbegu-NumanoviqMinistri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Dr. Suad Numanovic me bashkëpunëtorët e tij vizitoi dje, si pjesë e vizitës së tij të punës në komunën e Ulqinit edhe Këshillin Kombëtar Shqiptar. Me këtë rast, ministri foli me kryetarin e Këshillit z Genci Nimanbegu.

Takimi u përqëndrua në përfaqësimin e pakicave në institucionet shtetërore, si dhe të dy Memorandumeve të nënshkruar me Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave gjatë vitit të kaluar në lidhje me përmirësimin e situatës së pakicave në fushat e punësimit dhe arsimimit. Arsimi është një fushë ku të gjithë i kushtojnë vëmendje të konsiderueshme për shkak se ajo është e nevojshme në lidhje me çdo përparim të mëtejshëm, njofton ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Ministria çdo vit sipas parimit të veprimit afirmativ regjistron një numër të konsiderueshëm të nxënësve në universitetet shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit. Në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar, gjithashtu, do të duhej të harmonizoheshin interesat e nxënësve për degët deficitare në vendin tonë në mënyrë që pas diplomimit do të mund të punësoheshin në profesionin e tyre.

Në takim u diskutua edhe Fondin për mbrojtjen dhe promovimin e pakicave, si dhe ligjin për të drejtat dhe liritë e pakicave, i cili është dërguar për marrjen e mendimit nga Komisioni Evropian.

 

Kumtesë për Opinion e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi
Kryetari i  Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi z. Genci Nimanbegu  priti në takim Ministrin për të Drejtatat e Njeriut dhe të Pakicave, z. dr. Suad Numanoviq,  me bashpunëtorët e tij.
Pasi që z. Nimanbegu i uroj mirëseardhje Ministrit për të Drejtatat e Njeriut dhe të Pakicave, z. dr. Suad Numanoviq,  në vazhdim  u fokusuan në trajtimin  e temave shumë të rëndësishme në përgjithësi ndërsa në veçanti tema që i përkasin situatës politike dhe pozitës së shqipëtarëve në Mal të Zi, konkretisht :

Realizimi i Marrëveshjes të nënshkruara (Memorandumet) me Universitetin e Malit të Zi dhe Drejtorisë së burimeve njerëzore,Problemet e Asimit në gjuhën shqipe si dhe për situatën  finansiare    të KKSH-së,

Pas një analize të gjithanëshme u dakorduan se është e nevojshme për një angazhim më të madh për implementimin në shkallë më të gjërë të Memorandumeve të nënshkruara në mes Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave – Universitetit të Malit të Zi dhe Këshillave Nacionale dhe Memorandumit të nënshkruar në mes të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave – Drejtorisë së burimeve njerëzore  dhe Këshillave Nacionale të nënshkruar prej qershorit të vitit 2014.

Sa i përket arsimit në gjuhën shqipe Kryetari Nimanbegu ia rikujtoj edhe njëherë Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, z. dr. Suad Numanoviq , që problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Malin e Zi janë evidente me të cilat në kohë janë njoftuar të gjithë faktorët relevantë përgjegjës në Malin e Zi dhe që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme duke ritheksuar se gjuha shqipe ka specifikat e veçanta në krahasim me gjuhët e pakicave tjera në Mal të Zi. Për këtë gjendje të arsimit në gjuhën shqipe e njoftoj edhe me paknaqësinë e prindërve shqiptarë të cilët ndihen të diskriminuar.

Përveç tjerash u dakorduan që bashkarisht duhet të angazhohen në regjistrimin e studentëve shqiptarë në studimet posdiplomike.

Sa i përket   financave është e tepërt të flitet përderisa vihet në pikëpyetje funksionimi i KKSH-së.

Ministri z. Numanoviq, u pajtua me të gjitha problemet e parashtruara nga Kryetari i KKSH-së z. Genci Nimanbegu dhe  u zotua në angazhimin më të madh për implementimin e Memorandumeve dhe avansimin e tyre, në regjistrimin e studentëve shqiptarë në universitetet e Malit të Zi.
Gjithashtu në lidhje me problemet e arsimit u vendos që mbahet mbledhje e përbashkët me Entin e botimit të teksteve dhe Entit te shkollave .

Shërbimi për informim i KKSH

 

By admini