Këtë fundjavë, 12 – 14 maj 2017, OJQ ”ORA” do të organizojë edicionin e 14-të të manifestimin tradicional gjithëpopullor „Pranvera në Anë të Malit 2017“
Natën a parë të manifestimit, në kuadër të ciklit „Ana e Malit në vite“, në ambientet e Amfiteatrit të Kalasë së Shasit është paraparë: Prezantimi i Eposit të Kreshnikve, Këngë tradicionale si dhe Ekspozita e piktorit Gazmend Leka
Dita e dytë e manifestimit është e rezervuar për sport ndërsa ndërsa në mbrëmje Prezantim i trashegimisë kulturore si dhe mbërmje muzikore me këngëtaren Egzona Salaj.
Ditën qendrore, të dielen, sipas programit të përpiluar do të ketë Program kulturo – artistik, lojra popullore, ushqime tradicionale etj.
Më poshtë është programi i detajuar.
PROGRAMI I MANIFESTIMIT PRANVERA NË ANË TË MALIT 2017
E PREMTE, 12 MAJ 2017, ORA 19:00, AMFITEATRI I KALASË SË SHASIT
Ana e Malit në vite
- Prezantimi i Eposit të Kreshnikve
- Këngë tradicionale
- Ekspozita e piktorit Gazmend Leka
- Koktei
E SHTUNË, 13 MAJ 2017,
NË ORA 10:00, RESTORANT SHASI
- Turne në shah,
- Turne në volejboll,
- Turne në pingpong,
- Turne në futboll ndërmjet institucioneve,
NË ORA 19:00, NË AMFITEATRIN E KALASË SË SHASIT
- Prezantim i trashegimis kulturore
- Mbrëmje muzikore – Egzona Salaj
E DIEL, 14 MAJ 2017, ORA 17:00, SKENA E PRANVERËS (STADIONI I SHASIT)
- Program kulturo – artistik
- Lojëra popullore
- Ushqim tradicional
- Piknik