Ilir Meta është zgjedhur presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, në raundin e katërt të votimit në Parlamentin e Shqipërisë.

Për Metën kanë votuar 87 deputetë, asnjë nuk ka abstenuar deri sa vetëm 2 kanë qenë kundër.

Mbrëmjen e djeshme, Kryesia e Partisë Socialiste mbështeti unanimisht figurën e kreut të Kuvendit për të kandiduar për postin e kreut të shtetit.

Në sallën e Parlamentin e Shqipërisë gjatë votimit për presidentin e ri nuk ishin prezent deputetet e opozitës.

By admini