Nga arkivi

Shoqata e Diabetikëve “ Rrethi i Kaltër”  në Ulqin organizon ditën e diel, më 30 prill 2017, në ora 12:00 në Shkollën e Muzikës ligjëratë edukative me temë „ Si  jetohet me diabet“.

Për këtë do të flasë dr. Valentina Kaliniq,  specialiste-endokrinologe për shërimin e sëmundjes së diabetit nga Spitali i  Tivarit.

Kryetarja e  Shoqatës së Dibatikëve “ Rrethi i Kaltër” Veneranda Gjonaj thotë se më këtë rast anëtarëve të vet të cilët nuk  marrin insulin do t’u ndajë 10 aparate për matjen e  nivelit të sheqertit në gjak, donacion i  Shoqatës Aksionere” “ Osmi red” në Podgoricë. Poashtu do të ndahen  edhe disa kuti shirita  për matjen e sheqerit në gjak dhe vitamina për diabetikë.

Gjonaj shton se është i mundur edhe anëtarësimi në Shoqatë  dhe  fton  diabetikët të vijnë në numër sa më të madh në mënyrë që të njoftohen  se si është e mundur të jetohet normalisht me sëmundjen e sheqerit.

 

By admini