Në një aksident të rëndë komunikacioni në rrugën Ulqin – Tivar, të ndodhur në orën 14 të ditës së premte janë lëndur tre persona, Eldan Haliloviq (22) dhe motra e tij Elma (13) nga Ulqini dhe Emil Bajramoviq (29) nga Tivari.
Siç shkruan portali barinfo, aksidenti ka ndodhur në vendin Ujmirë ku për shkaqe ende të panjohura janë ndeshur automjetet e tipit ”Mercedes” me targa UL-AN637 me të cilin drejtonte Haliloviq dhe automjeti i tipit ”BMW” me të cilin drejtonte Bajramoviq.
Të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar për në Qendren klinike në Podgoricë.