Dita e komunës së Ulqinit, si festa më e madhe e saj, këtë vit si dhe shumë vite më parë do të kalojë pa ndonjë inagurim cilësor i cili do ti jepte bukuri më shumë kësaj feste. Në komunën e Ulqinit ka vite që nuk ka pasur ndonjë inagurim i cili do të ndikonte në lehtësimin e jetës së qytetrëve të vet.

Inagurim i munguar mund të cilësohet edhe këtë vit rruga Ulqin – Krythe ndërtimet e së cilës, për fat të keq, as që kanë filluar. Kjo rrugë tashmë është kthyer në një telenovelë të vertetë fundi i së cilës as që shihet në horizont. Ky aks rrugor ndikon drejtpërdrejt në lëvizjen e banorëve të qytetit të Ulqinit por edhe mysafirëve të shumtë të qytetit tonë që vinë nga Kosova,  Shqipëria apo gjetiu gjatë stinës së verës.

Nëse do të ketë mungesë të inagurimeve, për Diten e Komunës së Ulqinit janë paraparë dy fillime të punimeve dhe atë për dy pika vrojtimi.  Kështu, të enjten sipas programit të Ditës së Komunës së Ulqinit janë paraparë fillimi i punimeve për  pikë-vrojtimin e Valdanosit dhe fillimi i punimeve për  pikë-vrojtimin e Shtegvashës.

Komuna e Ulqinit edhe këtë vit do të ndajë bursa për studentët e dalluar të saj.

Programin e Ditës së Komunës së Ulqinit mund ta gjeni KËTU

By admini