Nga broshura

Në praninë e një numri shumë të vogël të mysafirësh,  OJQ ”Green Home” nga Podgorica ka organizuar diten e enjte një aktivitet në Shas me ç’rast kanë hapur edhe një Info qendër.

Çdo gjë në rregull deri në momentin e shfletimit të broshurave të cilat mendohet që të ju shpërndahen vizitorëve që do të viziojnë këtë vend.

Legjenden për 365 kishat e Shasit në këtë broshurë mund ta lexoni në variantin si ”qyteti i 365 kishave” që lidhet me personalitetin  e parë të shquar të historisë malazeze dhe bashkëshorten e e tij, Kosara, kështu së paku shkruhet në broshurën që do ju shpërndahet vizitorëve.

Interesant është edhe elementi tjetër në këtë borshurë ku Kisha e Shën Gjonit lidhet me Jovan Vladimirn dhe Kosaren.

Por nuk kanë të sosur këtu legjendat dhe mitet në këtë broshurë.
…një natë në vit, në vendin e qytetit të dikurshëm, mbahet takimi i shpirtravetë të gjithë sundimtarëve të mbretërisë së Dukles…, ndër të tjera thuhet në broshurë që do ju shpërndahet vizitorëve të shumtë.

Fakt tjetër interesant që ndoshta ju ka rrëshqitur organizatoreve është se  as edhe një mbishkrim në gjuhën shqipe në hapsirat e shtandëve të familjeve të cilat ishin përkujdesur për të pritur mysafiret ashtu siç e kanë zakon shqiptarët. Të krijohej përshtypja se shqiptarët nuk e dinë gjuhën e vet.


Një manifestim i tillë ku deformohet historia, me apo pa qëllim, ku nuk respektohet gjuha shqipe as aty ku frymojnë shqiptarët, nuk ka se si të mos bojkotohej nga anamalasit të cilëve ju dhemb që të ju përvetsojnë atë çka është e tyre.

By admini