Facebook

Muajin e kaluar në Mal të Zi u mbajtën garën republikane në gjuhë të huaja. Në këto gara morën pjesë edhe nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore nga qyteti i Ulqinit.

Në këto gara bien në sy dominim nga ana e nxënsave të shkollave të qytetit tonë në lënden e gjuhës gjermane. Në të dyja kategoritë, edhe shkolla e mesme edhe shkolla fillore, fituesit janë nga shkollat e Ulqinit.

Në kategorinë e shkollave të mesme vendin e parë e ka fituar nxënësja Ajdina Metani nga shkolla e mesme ”Vëllazërim – Bashkim” me gjithsej 99 pikë të fituara. Po në këtë kategori, vendi i tretë është poashtu për nxënësen e kësaj shkolle, Marina Luliq me 95 pikë. Si Ajdina ashtu edhe Marina si mentor kanë prof. Armin Schurr.

Situata është edhe më e mirë në garat e gjuhës gjermane për shkollat fillore. Kështu vendin e parë dhe të dytë në këtë kategori kanë marrë Fationa Lajka gjegjësisht  Muhamed Gorana nga shkolla fillore ”Mareshali Tito” me mentor prof. Artan Kurtin. Vendi i tretë në këtë kategori  i ka takuar nxënësit Jasmin Kovaçi nga shkolla fillore ”Gjergj Katrioti Skenderbeu” e Ostrosit me mentor prof. Ndriçim Muja.

Ky sukses i fëmijëve tanë paraqe edhe një arritje të madhe të tyre presonalisht por edhe mësimdhënësve dhe prindërve të tyre.

By admini