Beqir SINA – New York
Kjo, është bashkëjetesa jonë fetare!
PRISHTINE : Në rrejtin social Facebook, është publikuar si një “Foto sa një mijë fjalë”, duke treguar Priftin katolik nga Kosova Don Lush Gjergji dhe Hoxhën Behar Mjekiqi, po nga Kosova, që së bashku në publik para kamerave, shihet se bëjnë shënjën e shqiponjës më bashkimin e dy pëllmbeve të dorës së njeri tjetrit, pra prifti dhe hoxhës, që të dy jan shqiptar.
Një gjest ky, që në rrjetet sociale, ka terhequr vemendjen dhe ka hapur një numër të madh komentesh, ku më shumë se 99 përqind e tyre thonë se : “Kjo është bashkëjeta jonë fetare”, dhe ka disa fanatik fetar, që me komnetet e tyre, “nuk pajtohen” me foton dhe këtë realitet të bashkjetes sonë fetare, e cila është thën se ajo është shembull i veçant në gjithë planetin.
Njëri prej tyre shkruan, “Nuk është në pyetje toleranca, në pyetje është vëllazëria shqiptare, me një gjuhë, kulturë dhe një flamur, besimin e drejtë e ç’do kujtë se ku beson. Kështu vriten armiqët serbë të cilët u munduanë që përmes fesë, të fusin përçarje dhe vëllavrasje.
Një tjetër thotë në komentin e tij se “ Hoxha Behar Mjekiq, është dhe mbetet shëmbulli më i mirë për hoxhollarët se çka mësojm, praktikojm, çka marrim nga feja Islame. Se si studjohet se si dialogohet, se si konceptohet feja Islame. Bujari duhet të jetë shëmbull në se dikush dëshiron ta studjon, lexon, praktikon Islamin. Ai është një teolog Islam i pregaditurë në teori të fesë islame, por që dinë të ndërton konceptin fese islame. Se si ndërtohet toleranca ndërfetare në mes kombeve, diversiteve fetare…..e tjer.”