Nga Esad Gjonbalaj

Fillimin i punimeve në këtë rruge me rendësi jetike për Plavë Gucinë patën filluar me 25 shtator2014 dhe inaugurimi i fillimit të punimeve qe bërë me  një pompozitet të madhe se kinse kjo rruge do të përfundoj për 3 vite e në fakt nga e tërë hapësira rrugore ku është punuar  gjer me sot në këtë segment janë hapur vetëm 4km dhe në tërsi vetëm 2km janë të  asfaltuara kur dihet se kjo rruge është e gjat rreth 35km.

Nëse për tri vite na qenkan hapur vetëm 4km atëherë valle si është e mundur që gjer ne përfundim te këtij viti (2017 periudha e paraparë) të përfundojnë 30 km e ardhshëm.

Premtimi i vjetruar i tri  viteve mbeti vetëm në letër sepse thuajse çdo gjë është heshtur tani e me siguri do të riaktualizohet në prag të ndonjë fushate zgjedhore apo të ndonjë interesi personal të ndonjë individi apo të ashtuquajturi politikan të rangut lokal apo qendror. Fillimit te punimeve aso kohe ju patëm gëzuar që të gjithë sepse kjo rrugë ka një rendësi jetike për mbijetesën rajonit te Plave Gucisë por edhe të lidhjeve dhe ndërlidhjeve të territoreve shqiptare në këtë pjesë të Shqipërisë natyrale.

Ky segment rrugor me gjithë paqartësitë dhe të panjohurat për publikun se a është e arritur një marrëveshje e realizuar ndërshtetërore me Malin e Zi apo kjo nisme paska vetëm qëllim   të marrjes së primatit se unë e bëra e unë e nisa. Kjo nismë kërkon transparencë si nga komuna e Deçanit e po ashtu edhe nga organet qendrore gjegjësisht Qeveria e Kosovës sepse nuk mund te lihen dhe nëpërkëmben interesat jetike të një pjese të atdheut  nën mëshirën e individëve të çfarëdo rangimi na qofshin ata.

 

9 Shkurt 2017

By admini