Dhjetë mijë euro investime të reja në Shkollën e Mesme ”Vëllazërim-Bashkim” të Ulqinit
Biznesmenët ulqinakë Ilmi Kurti dhe Bajram Maxharri vazhdojnë të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës në Institucionin Publik, Shkolla e Mesme “Vëllazërim-Bashkim në Ulqin. Falë donacioneve të tyre në shumë prej 9.000 dollarësh amerikanë (Kurti 7.000 $ e Maxharri 2.000 $) dhe 1.500 euro investime nga mjetet buxhetore të shkollës, gjatë pushimeve dimërore, u bë rikonstruksioni i disa hapësirave të brendshme shkollore, të cilat dukshëm do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve mësimore në këtë vatër të arsimit dhe edukimit të brezit të ri.
Profesori i kësaj shkollë dhe koordinatori i këtyre investimeve Basri Molla,duke shprehur kënaqësinë dhe mirënjohjen për investitorët tha se falë këmbënguljes, bashkëpunimit dhe vullnetit të tyre si dhe partneriteit publik-privat, u bë i mundur realizimi i investimeve të reja në këtë shkollë , duke u krijuar në këtë mënyrë nxënësve të rinj një ambient normal për zvillimin e aftësive të tyre mësimore.
Molla shtoi se edhe shkolla ecën përpara vetëm me një gjë: vetëm me punë konkrete dhe me angazhim tek ajo që kemi pasion. Sipas Mollës përkrahjet e këtilla financiare nga dashamirët e arsimit përbën infuzion të pazëvendësueshëm për përmirësimin e kushteve për nxënësit e kësaj shkollë sikurse edhe për rritjen e cilësisë së arsimit. (Gj.Gjonaj)