Alban BËRBATI – PEJË
Siguria është një qëllim themelor për të gjitha shtetet në marrëdhëniet globale bashkëkohore.Per të mbështetur dhe në persiatje te siguris,të gjitha shtetet mbledhin informacione.Rendesia e sherbimeve te inteligjences është njohur prej shekujsh.Në një prej perdorimeve me te hershme te ruajtura të spiunëve,Moisiu urdhëroi spiunet ne Kanaan të “hulumtonin tokën” per të parë nese ajo mund të pushtohej ose jo nga izraelitët.Gjenerali kinez Sun Tzu viteve 500 p.e.s. I dedikoi rolit të spiuneve kapitullin e fundit te librit të tij,I cili lexohet ende gjeresisht,arti I luftes.Sun Tzu,I kushtonte rendësi informacioneve rreth kapaciteteve ushtarake dhe planeve te armiqve.Ushtrit romake nen drejtimin e Jul Cezarit,gjurmonin lëvizjet dhe kapacitetet e trupave armike.
Për shekuj me radhë dëshira dhe nevoja per informacion ka qenë konstante,informacioni në dispozicion,teknologjia e komunikimit,mjetet e grumbullimit të tij si dhe shpejtësia e saktësia e transformimit të informacionit të papërpunuar ne kuadër të perfunduar dhe të gatshëm për perdorim nga politikëbërësit,kanë ndryshuar të gjitha në mënyr dramatike.Keto ndryshime janë berë karakteristikat kritike dhe percaktuese të asaj qka quhet sot Epoka e Informacionit.
Inteligjenca I referohet shkallës së vetëdijesimit dhe të kuptuarit që ka një shtet për mjedisin e tij strategjik duke u bazuar ne mbledhjen,analizimin,prodhimin dhe perdorimit te informacioneve rreth shteteve,grupeve,individeve ose aktiviteteve potencialisht të rrezikshme.Ai dallohet nga burimet e tjera të informacionit sepse shpesh herë,por jo gjithnjë,mblidhet në menyr të fsheht dhe sepse shtetet perpiqen të mos I lejojnë njëri-tjetrit ta shtien atë në dorë.Ai mund të përfshij edhe aktivitete special,të destinuara të influencojn zgjedhjet e politikes së jashtme ose të brendshme të shteteve të tjera,pa zbuluar burimin e influencës.Inteligjenca I referohet gjithashtu entiteve qeveritare që e grumbullojn dhe e analizojnë informacionin,si dhe procesit nepermjet të cilit ekzekutohet ky funksion.
Sherbimet e inteligjencës-prodhojnë analizë në fusha relevante që lidhen me sigurinë kombetare,japin paralajmerime të hershme lidhur me krizat e mundshme,I sherbejn menaxhimit të krizave kombetare dhe nderkombetare duke ndihmuar në qartësimin e qëllimeve të armiqve të tanishëm dhe të atyre potencial,informojn me qëllim të planifikimit të mbrojtjes dhe operacioneve ushtarake kombetare,mbrojn sekretet si të burimeve ashtu edhe të aktiviteteve të tyre dhe të agjensive të tjera shtetërore dhe mund të veprojne fshehurazi për të ndikuar në rezultatin e ngjarjeve ne të mir të intersit kombetar.
Ekzistojn katër kategori të inteligjences që mund të dallohen dhe që kan krijuar sherbime ose agjenci të ndryshme të inteligjencës : inteligjencë të jashtme,të brendshme,ushtarake dhe penale.
Shekulli njëzetenjë dëshmoi jo vetëm rritjen e nevojës dhe të perdorimit të inteligjencës,por edhe një rritje të mënyrave të grumbullimit të saj.Keto zhvillime kan ngritur pyetje rreth ligjshmeris dhe moralit të operacioneve të inteligjencës:
Së pari,ligjet e brendshme të shtetit grumbullues lejojn gjithnje dergimin e personelit të tyre jashtë vendit për qëllime të tilla.i rekruton këta njerëz,i trajnon ata,i paguan dhe u garanton atyre terheqjen.
Së dyti,e drejta pozitve nderkombetare është e heshtur pergjithësisht ose tolerante sa i takon qështjes se spiunazhit,e drejta nderkombetare zakonore është e turbullt mbi këtë qështje-shumica e autoreve e shohin praninë e spiunazhit si provë të një niveli legjitimiteti,ndersa një pakic e tyre e konsiderojn atë ilegal në cfardo lloj rrethane.
Së treti,ligjet e të gjitha shteteve u ndalojn qytetareve të tyre t’u tregojn shteteve të tjerë sekrete shtetërore
Për sa kohë qëllimi spiunazhit ëstë të mbroj dhe forcoj sigurinë e nje shteti dhe për sa kohë mjetet e perzgjedhura jan ato më pak intrusive në dispozicion,shumë autor e konsiderojn etik grumbullimin e inteligjencës.
Standardet demokratike nga të cilat udhehiqën sherbimet inteligjente-një pjesë e madhe e punës së sherbimeve inteligjente është sekrete,zbulimi i burimeve,metodave,mjeteve apo sukseseve në menyrë serioze mund ta rrezikojn efikasitetin e tyre.Kjo do te thotë se ato nuk mund të jenë aq transparente siq janq entitete të tjera qeveritare dhe se nevojiten mekanizma të veqantë per mbikqyrjen e tyre.Kontrolli demokratik I sherbimeve inteligjente fillon me një korniz ligjore të percaktuar qartë e cila percakton se komuniteti I inteligjencës duhet të respektoj respektimin e rendit dhe ligjit dhe të drejtave fundamentale njerëzore të qytetareve.
Sherbimet e inteligjencës duhet të jenë gjithashtu edhe subjekt I të gjitha ligjeve që kan të bejn më të dhena personale dhe komunikim të gjerave private.Sherbimet inteligjente duhet të jenë profesionale dhe politikisht të paanshme,ato duhet të jenë në gjendje ti sherbejn shtetit në menyrë efektive pavarësisht ndryshimeve të qeveris apo politikës.
Procesi i inteligjencës-behet ne disa etapa
Cikli i inteligjencës fillon me sigurin kombëtare dhe zyrtarët e politikës së jashtme që deshirojnë të njohin diqka rreth shteteve ose aktoreve të tjerë global të perfshirë në qështjet botërore,veprimet e te cileve mund të cënojn sigurin e shtetit të tyre.Mbi të gjitha,informacioni është zakonisht diqka që shteti ose grupi i shteteve ne objektiv nuk deshiron që ta përftojn shtetet e tjerë.
Etapa e grumbullimit-agjenci dhe nënagjenci të ndryshme inteligjence do të fillojn ta grumbulloj informacionin nepermjet disiplinës se humint,techint,osint ose,zakonisht një kombinim i te gjitha disiplinave,sidomos nëse tematika ka prioritet të lart.
Etapa tjeter e inteligjencës është analiza-i gjithe informacioni i grumbulluar u pasohet analisteve,të cilet duhet ta vendosin ate në kontekstet e caktuara historike dhe të perpiqën të ndajn informacionin e vlefshem nga dizinformacioni i shperndarë prej objektivit të inteligjences për të peshtjelluar qdo shtet grumbullues.Informacioni që u dergohet analisteve quhet inteligjenc e papërpunuar ose e paperfunduar.
Etapa e fundit e procesit të inteligjencës është ajo që mbyll ciklin.Ajo përfshin shperndarjen ose dorëzimin e informacionit tek ata që e kerkuan atë së pari.Zyrtar të lart qeveritar,të pajisur me produktin e inteligjencës,janë në gjendje të ndjekin politika dhe të praktikojn artin e drejtimit të shtetit në mënyr me të informuar dhe teorikisht të jenë më mir në gjendje të forcojn sigurinë shtetërore ose atë të aleancës.
Veprimtaria e maskuar-e quajtur disa herë aktivitet special,u referohet veprimtarive të realizuara nga një shtet per të ndryshuar zhvillimet politike ose ekonomike ne një shtet tjetër,duke maskuar burimin e asaj influence.Disa prej këtyre aktiviteteve janë relativisht të parrezizkshme dhe minimalisht nderhyrëse si mbeshtetja financiare ose politike per parti politike miqësore,grupe punëtorësh,levizje popullore, media etj në shtete të huaja ku procesi demokratik është pergjithësisht I paprekur,por ndodhet nën mesymjen e forcave anti-demokratike.Ndersa ka te tjera që thyejn qartazi kushtet e Kombeve të Bashkuara për të mos nderhyrë në pavarsin politike ose integritetin territorial të shteteve të tjerë-si operacione te veprimtarive te maskuara për të mbeshtetur grupe ose fraksione favorizuese të perfshira në konflikte civile,duke I pajisur fshehtazi me armë ose personel ushtarak,duke sajuar e projektuar grushte shteti per të larguar nga pushteti liderë politikë armiqësorë ose edhe perpjekje per ti ekzekutuar ata.
Perdorimi i aktiviteteve të maskuara per të ndryshuar zhvillimet në shtete të tjerë perben një instrument tepër të rrezikshem të politikës së jashtme,I cili duhet të perdoret me kriter dhe më masë.
Siq ka deklaruar Phillip Knightley,”spiunët kanë ekzistuar prej shekujsh-të reja janë vetëm sherbimet e inteligjencës”.Në shumicen e vendeve ato fillojn si njesi të inteligjencës ushtarake,duke siguruar informacion per komandantet dhe zakonisht terhiqëshin ose eliminoheshin me perfundimin e veprimeve ushtarake.Në përgjithësi,shtetet me të medhenj dhe më aktiv në botë kan një pjesë ose te gjitha llojet e meposhtme të agjencive të inteligjencës.Natyra e secilës agjenci do të varioj në perputhje me kulturat e ndryshme politike,sistemet ligjore dhe stilet burokratike të cdo vendi.Organizatat e operacionet e inteligjencës janë mbeshtjell historikisht nga fshehtësia,keto organizata krijoheshin dhe kontrolloheshin shumë shpesh nga një numer shumë i vogel zyrtarësh qeveritarë.
Në boten bashkëkohore,vetëm sherbimet e Shteteve të Bashkuara,Mbretëris së Bashkuar dhe Rusisë mund të pretendojnë të kenë zbulim dhe aktivitete vertet globale,kurse shumica e sherbimeve të tjera ka interesa rajonale dhe aftësi operative më të kufizuara.Komuniteti i inteligjencës së Shteteve të Bashkuara është më i madhi dhe me i mirëfinancuari,me diferenc të madhe nga të tjerët,por sherbimet britanike merren seriozisht pjesërisht për shkak të historis dhe marrëdhenies së tyre me Shtetet e Bashkuara.Inteligjenca Ruse ka ende nje shtrirje shumë të madhe dhe vazhdon të drejtohet kunder qytetareve dhe grupeve ruse,ndonëse me më pak intensitet sesa gjatë epokës Sovjetike.Gjermania dhe Franca janë të vetmet shtete te tjera perëndimore me sherbime të gjera inteligjence, por që të dyja këto vende pengohen nga fragmentarizimi dhe nga të kaluarat e nderlikuara.
Alban BËRBATI
Pejë