Rozhajë

Nga dita e enjte, vendet e banuara me shqiptarë në Mal të Zi por edhe më gjërë do të përfshihen nga moti i ftohtë dhe në viset malore me reshje bore. Por, gjendja e alarmit, sipas meteorologëve, kulmon ditën e shtunë dhe të diele, kur në vend do të shënohen temperatura të ngjashme me të ftohtin historik të vitit 1985.

Kështu, sipas faqes për parashikim të motit aladin.info, mësohet se në Ulqin temperatura do të shkojë deri në -10 gradë celsius.

Në qytetet tjera temperatura shkon si më poshtë: në Tivar deri në -12, në Tuz deri në -7, Podgorica deri në -6, Plav dhe Guci deri në -24, Rozhajë deri në -26 gradë celsius.

Meteorologët këshillojnë qytetarët të marrin masa gjatë këtyre ditëve të ftohta dhe të lëvizin sa më pak, veçanërisht ata që jetojnë në zonat malore, ku do të shënohet edhe maksimumi i rënies së temperaturave.

By admini