Është mbledhur ditën e sotme Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila udhëhiqet nga Ilir Meta i cili njëheri është edhe kryetar i Parlamentit të Shqipërisë.
Siç shkruan faqja zyrtare e kësaj lëvizjeje në fb, në këtë konventë merrte pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu.
“Unë kam nderin që për të dytën herë i drejtohem Konventës suaj. I drejtohem në gjuhë amëtare dhe besoj mjaft i qartë ishte zoti Meta në parlamentin e Malit të Zi para zgjedhjeve tona i cili gjithashtu foli në gjuhën amëtare.
Zhvillimet demokratike për ne shqiptarët janë duke ecur në anë positive. Këto dy dekada e gjysëm të fundit jemi duke u zhvilluar që të shfrytëzojmë shansin që ti bashkangjitemi familjeve evropiane.”, citohet nga kjo faqe Genci Nimanbegu