Teatri Teuta do të ketë përkrahjen e përhershme të komunës
Përfaqësuesit e OJQ ,,Teatri Teuta,, u takuan me kryetarin Nazif Cungu të cilin e njoftuan me synimet dhe aktivitetet që parashohin të zhvillojnë.
Munib Abazi,Drejtor i Shoqatës tha se ne dëshirojmë të ringjallim jetën teatrale në Ulqin, të realizojmë projekte konkrete dhe të kemi bashkëpunim institucional.
Ai ,tha se në ditët në vijim do të shpallet audicioni për pranimin e nxënësve në seksionin e dramës dhe se drejtë përfundimit është teksti dramatik që do të vihet në skenë nga aktorët e teatrit të porsaformuar, mësohet nga kabineti i kryetarit të komunës së Ulqinit.
Nga ana tjetër Kryetari Nazif Cungu, përgëzoi të pranishmit për nismën dhe premtoi përkrahjen e përhershme të komunës. Ai insistoi që OJQ,,Teatri Teuta,, sa më parë të përgatisë programin e aktiviteteve me qëllim që ai të zërë vend në kalendarin e aktiviteteve kulturore që po hartohet nga komuna.
Cungu foli për takimet që ka pasur në Tiranë me pjesëmarrësit e Unionit i Komunave Shqiptare dhe gadishmërinë e tyre për bashkëpunim në fushën e kulturës.
Në takim u ishte i pranishëm dhe Drejtori i Qendrës për kulturë u prekën dhe cështje të tjera që kanë të bëjnë me kulturën sic ishte ajo për një përmbajtje tjetër të skenës verore, shfrytëzimin e potencialit të trashëgimisë kulturore me theks të vecantë të kalasë në Ulqin dhe Shasin mesjetar , organizimin e ,,Ditëve të Servantesit,, dhe cështje të tjera . Palët në fund nënshkruan dhe marrëveshtjen e bashkëpunimit.