statisitka 1908Një kopje të një botimi shumë interesant ka publikuar faqja Shqiptaret në Malsi. Bëhet fjalë për një statistikë, Statistikë tyrke (1908 – 1909), ku tregohen vendet me shumicë të popullsisë shqiptare me numër të saktë të popullsisë dhe përqindje.

Në këtë statistikë bien në sy vendet shqiptare në Mal të Zi: Tuzi, Gucia dhe Rozhaja.

Sipas kësaj statistike Tuzi kishte 7647 banorë dhe të gjithë ishin të përkatësisë nacionale shqiptare.
Gucia kishte gjithsej 12073 banore prej ku prej tyre 9905 banorë apo 82,6% ishin shqiptarë, 1812 banorë apo 15,5% ishin serbë ndërsa të tjerë ishin 356 banorë apo 2,9%.
Rozhaja kishte gjithsej 17466 banore prej ku prej tyre 15032 banorë apo 86,5% ishin shqiptarë kurse 2434 banorë apo 13,5% ishin serbë.

By admini