Beqir SINA – Bronx NY
Festivali folklorik Shqiptar për të 26-tin vit me radhë në Bronx – New York : “Lulet e Festivalit, vërshuan si lumë me këngët, vallet e meloditë burimore shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare”
Lehman College, Bronx, NY : Për herë të 26-të, në komunitetin më të vjetër shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, në New York, u zhvillua mbrëmë Fesitivali i Shqiptar, i këngës , valles dhe melodis shqiptare, duke “vërshuar si lumë me këngët, vallet e meloditë burimore shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare”.
Në fakt është ky edhe një festival, ndër më jetëgjatët e llojit të tij, teksa mbrëmë ai mbrriti edhe në edicionin e 26-të, të suksesve të tij në diasporën shqiptare në SHBA.
“E veçanta, është, që për të 26 të, vite me rradhë ky festival, organizohet në Nju Jork, nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, Qendra Kulturore Nëna Terese, por, se ky është Festivali Shqiptarë, i të gjithë shqiptarëve, nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trevat shqiptare, në SHBA”, tha Gëzim Nika, drejtori artistik i Festivalit.
Festivali Shqiptarë, i këngës , valles dhe melodisë popullore shqiptare, u zhvillua përsëri në qendrën kulturore – të kampusit në kolegjin e njohur Lehman College, në Bronx, dhe organizua nga Qendra Kulturore ” “Nëna Tereza” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, e cila është edhe mikëpritësja e këtij festivali.
Ky, festivali u ndoqë nga më shumë se 3000 shikues, ndërsa, në këtë festival dolen ne skene e festivalit më shumë se 200 këngëtar, vallëtar dhe muzikanë, nga të gjitha trevat.
Festivali i XXVI-të, Shqiptarë, i mbajtur në qytetin e Bronxit, New York, është më i madhi i shqiptarëve në Shtetet e Bashkauara të Amerikës, i cili për çdo vjet, ka arritur për të bashkuar disa mijëra shqiptarë, në Qendrën e madhe të kulturës, atë të kolegjit Lehman – Bronks –, të cilët e kan këthyer, këtë festival njësojë : “si në një festë të madhe, ku komuniteti shqiptar mblidhet për të festuar, historinë, trashëgiminë tonë dhe kulturën tonë”, thonë drejtuesit e saj.
Ky Festival me të drejtë këtë vitë, nga organizatori i saj, iu dedikua dy ngjarjve më të shenjta të popullit shqiptarë, siç ishin ato e Shejtërimit të Nëna Tereses dhe Lumnimin e Martirëve, nga Papa Francesku.
Për këtë qëllim, tha në fillim të tij – Dom Pjetër Popaj, kryefamillitari i Kishës Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës” në Harsdale – Nju Jork,” “Këtë, festival, ia dedikojmë Shën Tereses së Kalkutës, apo Shën Nana Tereses, dhe 38 Martirëve të torturuar, deri në vdekje, prej regjimit të tmerrshëm komunist në Shqipëri”.
Sipas, pjesmarrësve, ky ka qenë një ndër festivalet më të bukura të mbajtur ndonjëherë, i organizuar nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Qendra Kulturore Nëna Tereze.
Dhe, natyrishtë më i miri, për të shënuar Shejtërimin e Nëna Tereses dhe Lumnimin e Martirëve, nga Papa Francesku, pikerishtë në këtë vit të shpallur si “Viti i Mishërimit” nga Selia e Shejtë.
Bashkëkombasit tanë – mërgimtarët shqiptarë, nga e ashtuquajtura zonat e “Tre – Shtetshit”, por, edhe ata që kishin ardhur nga shtet më larg, nga Nju Jorku, si nga Toronto – Kanada, Detrioti, dhe Bostoni –, Nju Xhersi, Kenektiket, e Pensillvenia, u mblodhën së bashku të djelën në mbrëmje më 20 nëntorë, në qytetin e bukur, të New Yorkut, në Qendren atraktive të Lehman College, për të ndjekur me gëzim dhe entusiasëm të madh Festivalin e XXVI-të, Shqiptarë e cila shënoi edhe ngjarjen më të madhe kulturore në diasporën shqiptare në SHBA.
Festivali Shqiptarë i Nju Jorkut, për më shumë se pesë dekada me radhë, ka edhe jetëgjatësi si dhe ka Kisha Katolike Shqiptare në SHBA, dhe ka festuar për çdo vjet : 28 nëntorin – Ditën e Flamurit Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe festa tjera kombëtare e fetare, duke u bërë kështu, edhe promotore e këtyre festave, për më shumë se çerek shekulli në komunitetin shqiptar.
Këshilli i Kishës dhe Komisioni organiziues të Festivalit Shqiptarë në New York, me krye – Famulltarin e saj, të Përndershmin Dom Pjetër Popaj, e kan bërë këtë festival, që ai të jetë ngjarja më e veçantë e komunitetit shqiptarë në Amerikë, duke e mbajtur atë për çdo vjet në Nëntor në prag të 28 Nëntorit.
Festivali Shqiptar, ka arritur kështu që të bashkojë me këngët, e vallet e tij, kostumet floklorike të shumëllojshme dhe shumënghyrshme të gjitha trojet tona etnike – duke na krjijuar kështu në miniature Shqipërinë Etnike, pikërishtë, në një festival, si ky, ku prezantohet për çdo vjet: Shqipëria, Kosova, Presheva, Medvegja, Bujanovci, Çamëria, shqiptarët e Malit të Zi, Maqedonisë dhe diasporës, të cilët, u bëhen së bashku – për të festuar Festivalin Folkolrik Shqiptarë të Nju Jorkut.
Edhe, mbërmë Salla e koncerteve ishte e mbushur me përplot bashkatdhetarë, të rinjë e të reja, fëmijë të vegjël, ku dikush mbante veshur një fanelë kuq e zi, ose të tjerë, që kishin veshur një kostum kombëtar shqiptarë, a një plisë, të tjer, mbanin një flamur shqiptarë dhe amerikan në medalionin në cep të xhaketës, dhe tregtarët sollën suvenire nga më të ndryshme kombëtare.
Ndërkohë, që atmosfera ishte ndezur qysh heret jashtë, kompleksit të ndërtesave të kolegjit, nëpër rrugë shihje vetura të shqiptarëve ku valvitej flamuri kombëtarë, ndërsa buçiste muzika shqiptare, dhe njerëzit i ishin drejtuar, sallës së madhe, të Qendrës së kulturës në Lehman College, duke nxituar që të zinin vendet, për të përcjellur këtë ngjarje të madhe kulturore shqiptare.
Në këtë festival morën pjesë të ftuar nderi: i përnderëshmin Dom Nikolini, Dom Victori, Don Fatmir Koliqi nga Zyra e Ipeshkvit të Kosovës, Kryetari i komunës Kelmend në rrethin e Malësisë së Madhe, Gjeto Dukaj, Këshilltari i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zoti Shaqir Hasani, kryetari Vatrës dr Gjon Buçaj, me bashkëshorten Nikoletën, nën /kryetari i Vatrës, z Agim Rexhaj, me bashkëshorten znj. Laura Rexhaj, arkëtari dhe Kryetari i QK “Nëna Terese” z Marjan Cubi, Drejtori i i Policisë Rajonale – stacioni Gjakovë, Kristë Gjokaj, e të tjerë.
Të pranishëm në Festivalin e 26-të Shqiptarë, ishin mbërmë edhe përfaqësues të dy shteteve shqiptare, diplomatë dhe personalitete publike të jetës amerikane dhe shqiptare në Nju Jork, biznesmen, afaristë, studentë si dhe prindër e fëmijë të komunitetit.
Në këtë Festival për herë të parë në historinë e tij, u nderuan nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkelqësia e Tij Bujar Nishani, me urdhërin “Nderi i Kombit” meshtari i dalluar Dom Pjetër Popaj, dhe Qëndra Kulturore Nëna Terese ( çmimin e pranojë kryetari i qendrës zoti Marjan Cubi), si dhe me titullin “Mjeshtre e Madhe” akorduar nga Presidenti për koreografen e njohur Axhelina Nika, udhëheqëse e Grupit të këngëve e valleve të Rozafatit.
Kurse, Kryetari i komunës Kelmend, në rrethin e Malësisë së Madhe, Gjeto Dukaj, nderojë me titullin “Nderi i Malësisë së Madhe” poetin e njohur Gjovalin Lumaj, i cili, prej shumë vitesh jeton e punon në Michigan – SHBA-së, por për asnjë çast nuk rresht të jap kontributin e tij në komunitetin shqiptarë të Amerikës, edhe në Festivalin Shqiptarë të Nju Jorkut.
Festivali Shqiptarë, që u zhvillua nën kujdesin e Qëndrës Kulturore Nëna Tereze pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, kishte këta organizatorë: Kryetar i festivalit Dom Pjetër Popaj, – Drejtori i Qendrës Nëna Terese, Marjan Cubi, Drejtor i Festivalit, Simon Vukel, Drejtor Organizativ Fran Çotaj, Drejtor Artistik, dhe regji Gëzim Nika, Drejtor organizativë Fran Çotaj. Reklamat, Lule Gjokaj, Age Ivezaj, Margarita Kocovic, dhe Lisabeta Vukaj.
Konferencierët: Miss New York 2016, Serena Buçaj dhe Tenori i njohur Kreshnik Zhabjaku
Festivalin e 26-të Shqiptarë, e shoqëroi orkestra profesjoniste ” ALBA” me drejtues artistik Edmond Xhani, dhe anëtarët e grupit të tij: Edi Xhani – kitare solo, (drejtues artistik) ,Maks Vathi – klarinete / saksofon, Bardhyl Graba – keyboard, Artur Makbuli – drums, Zini Borova – kitare bass, Elis Lloshi electric piano.
Fjalën tradicionale të përshëndetjes dhe bekimin e festivalit famullitari Dom Pjetër Popaj:
I cili tha se :“Është, nder dhe kënaqësi e veçantë të ju përshëndes e të ju them mirë se vini në Festivalin e 26-të, të organizuar nga Qendra Nëna Terese,e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsadale, Nju Jork.
Këtë festival ia dedikojmë Shën Tereses së Kalkutës apo Shën Nana Tereses, dhe 38 Martirëve të trorturuar, deri në vdekje prej regjimit të tmerrshëm komunist në Shqipëri.
Dedikimi i Nënës Terese, për të shërbyer të vorfnit, të smurët, të braktisurit tregon edhe një herë atë dashurinë për Zotin, por njëkohësisht çfaqë botës dashurinë, bujarinë, dhembshurinë e popullit tonë shqiptar. Të kundërtën se si regjimi komunist përshkruante popullin shqiptarë.
Gjithashtu, 38 martirët e pafajshëm vrarë prej regjimit të zi komunist :”Torturimi, i tyrenuk i ligështonte por përkudrazi forcoheshin edhe ma tepër në dashuri për Zotin dhe popilln shqiptarë. Ata kan dëshmuar para botës besnikërinë, qëndrushmërinë, dashurinë e popullit tonë, edhe kur të presekutuar, diskriminuar, trorturuar deri në vdekje”
Shejtërimi i Shën Tereses dhe Lumnimi i Martirëve është shpërblim për ata poe edhe për të gjithë shqiptarët. Ata duhet të qesin në pah e në dukje kulturën tonë, traditat tona, besnikërinë e dedikimin tonë – Zotit dhe Kombit.
Në shenjë faleminderimi, ne sonte kremtojmë me këngë e valle prej të gjitha trevave shqiptare, kënduar e vallëzuar prej të rinjë e të rejave të komunitetit tonë. Shumica e tyre edhe të lindur këtu , por që janë krenar që janë shqiptarë. Ne skenë do të kemi edhe këngëtar e vallëtar profesional nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Çamëria.
Një faleminderim me këtë rast u shkon organizatorëve të këtij festivali, që për çdo vjet dedikojnë: kohë. talente dhe energji që ky festival të dal më i bukur dhe më domëthënës.
Faleminderit të gjithë juve për përkrahejn dhe pjesëmarrjen tuaj, jemi të gjithë të gëzuar të kalojmë së bashku këtë kohë të këndëshme.
Ju Faleminderit e Zoti ju bekoftë të tanëve !”
Festivali i XXVI-të, u çel me daljen në skenë të gjitha grupeve, këngëtarve dhe instrumentistëve, duke shënuar kështu dhe hapjen e Festivalit.
Në skenën e ketij festivali dolën me pase grupe vallëtarësh, këngëtarësh e instrumentistësh nga të gjitha trevat, duke interpretuar sipas programit më se 30 pika të ndryeshme. Festivali, ishte i pasur me këngë e valle, humor e pjesë instrumentale, skeçe e parodi, valle e melodi të zgjedhura shqiptare, të të gjitha krahinave dhe trevave shqiptare.
Festivalin e 26- të, , e hapën Lulet e Festivalit, grupi Rozafati me këngën dhe vallen “Kur bjen fyelli e çiftelia” me koreografe Angelina Nika, orkestrimi Gojard Kodra.
Vijuan më pasë “Montazhi muziko letrar” për Nënë Teresen, me recitues Tom Gjergji, aktorin Shaban Lajçi dhe aktorin Agim Rugova me vajzën e tij 6 vjeçare.
Festivali ishte i ndare ne 3 pjese; duke vazhduar me këngëtaren e njohur Entela Illiriani, e cila i këndoi magjisë së këngës së Çamërisë me kengen “Djemtë e Çamërisë” kënduarprej saj , nën shoqërim e grupit të vallëtarëve. Me pas u kendua një këngë e re për “Vëllezërit Bytyçi” kushtuar tre heronjëve të Batalionit luftarak Atlantiku nga SHBA.
Duke vazhduar programin e festivalit me kengen “Këngë për Adem Jasharin” kënduar me lahutë nga Rrustem Ulaj.
“Jam krenar që jam Shqiptarë”, kendoi dhe vallezoi me ritem Grupi i valleve të Kishës së Shën Pali, me koreografe Joli Paparisto, cili është një ndër mysafirët e dëshiruar dhe pjesëmarrëse e rregullt e çdo festivali.
Në pjesën e dytë këngët e vallet me motive patriotike, dominuan duke entusiasmuar jashtëzakonisht të tre mijët pjesëmarrësit , me zërin e tyre dhe motivin patriotik, duke krjiuar një atmosferë mjaft emocionante, të shoqëruar vazhdimisht me duartrokitje të zjarrta .
Këngën e bukur nga treva me veriore e Shqipërisë, me një kolazh me motive nga Shkodra dhe Ulqini – e solli këngëtari i njohur ulqinak Haxhi Zeneli.
Kurse, studentët e Montclair State University, të cilët dolën në skenë me një performance shumë të suksesshëme, drejtuar nga profesorët e tyre Merita Halili dhe Raif Hysenii- ishte ndoshta përsëri edhe këtë vit, grupi që mori më shumë duartrokitje.
Ndërkohë, që këngëtarët, Albërie Hajdargjonaj, Valbona Peraj, Angel Juncaj, Luigj Tinaj, Ylli Sufaj, Pëllumb Nacaj, dueti lirik Gëzim Nika e Bukurije Funiqi, dhe Diana Vajushi dhe Jon Krasniqi, si dhe këngëtarët Liza Shala,, Lap Logu, Artan Kola, Mikjeka Nonaj,Lisa Bujaj, Arben Delaj, Eliana Dani, Angel Junçaj, i “ranë” mes përmes Shqipërisë, Kosovës, dhe trojeve shqiptare, me këngë popullore, me një kolazh të pasur burimor me motive nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Shqipëria e Mesme dhe e Jugut, Arbëria, dhe Çamëria.
Ky festival u mbyll në me daljen “masive’ dhe solmne në skenën e festivalit të, të gjitha grupeve dhe këngëtarve, dhe një fotografi të përbashkët në skenën e festivalit, nga udhëheqësit, organizatorët dhe drejtuesit e Festivalit te XXVI Shqiptar.
Kitaristi i talentuar Edi Xhani, Drejtuesi i orkestrës, i cili ka dhën një kontribut të madh, vitet e fundit në Festivalin Shqiptar, duke shoqëruar atë me orkestrën e tij profesjoniste ” ALBA” na tha se Festivali i 26-të i Organizuar nga Qendra Nëna Terese, pranë Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” ishte një tabllo shumëngjyrëshe e kulturës sonë kombëtare. “Aty u shpalosën si gjithmonë vlerat e çmuara të folklorit tonë, nëpërmjet interpretimeve artistike me nivel të kënaqshëm artistik”, tha ai.
Natyrishtë, që vlerësimi i parë shkon për Kishën “Zoja e Shkodrës”, për Z. Dom Pjetër Popaj, i cili vazhdimisht përkujdeset në mënyrë të veçantë për organizimin me sukses të këtij Festivali, për grupin organizativ ku veçanërisht një rol parësor kanë zotërinjtë Fran Chotaj e Simon Vukel, thotë Xhani.
Më pas, ish kitaristi i njohur i Asnsamblit shtetror të Këngë e Valleve, Edi Xhani, flet për atë përsa i takon anës artistike, ku ai thote se do të veçoja disa performanca, që lanë mbresa tek spektatorët.
Dhe, nisë e numëron – “Kori i Kishës me këngën e Agim Kolës “Krenari Shqiptare”, si dhe këngëtari profesionist Kreshnik Zhabjaku.
– Këngën për “Nënë Terezen” kënduar me ngrohtësi, duke sjelle emocione në sallë nga John Krasniqi.
– “Këngët e vendit tim” interpretuar mjaft mirë nga Alberie Hadërgjonaj
– Duetet e bukura tropojane të interpretuara me nivel e karakter të veçantë nga Gëzim Nika e Bukurie Funiqi
Grupi i burrave i shoqatës “Bashkimi Kombëtar” me këngën monument: “Për liri s’të fal Shqiptari”.
Grupi “Kelmendi” ku në mënyrë të veçantë spikatën 82 vjeçari – Tomë Martini, me grupin e fëmijëve si dhe veçanërisht kënga kushtuar “Nënë Terezes” e shkruajtur me mjeshtëri nga Gjovalin Lumaj, dhe e interpretuar mjaft mirë nga Luigj Tinaj, Ylli Sufaj e Pëllumb Nacaj.
Xhani, thotë se nga interpretuesit e vegjël do të veçoja:
“Interpretimin mjaft të bukur nga Mikejla Nonaj në këngën “Ç’ka ka zogu që po qan”, e shoqëruar nga artistët e rinj të ardhshëm si: Jon Gashi në çifteli, motrat binjake Ashlee dhe Samantha Gojçaj në kitarë, të cilët së bashku sollën një freski plot ngjyra në skenën e festivalit.
Duhet, theksuar , permendi ai, se këta fëmijë janë të lindur këtu në Amerikë, pra një falenderim të veçantë, unë e kam edhe për prindërit e tyre, të cilët me shumë dashuri merren me edukimin e fëmijeve të tyre, për të ruajtur të pastra traditat tona kombëtare”.
Gjithashtu, shtojë Xhani, mjaft mirë u paraqitën edhe Angel Junçaj me këngën “Shqipëri o Nëna ime” si dhe vogëlushja Eliana Dani me këngën “Mora fjalë”.
“Interpretime, të bukura pati edhe nga valltarët e të gjitha grupeve, tha më pas Edi Xhani, të cilët sollën atmosfere të gëzueshme në sallë, si, Grupi tashmë i njohur “Rozafati” drejtuar nga Angjelina Nika”, grupi Michiganit drejtuar nga Joli Paparisto si dhe grupi i ri “Epos”.
Gjithashtu, mjaft mirë u paraqitën sipas tij edhe grupi i ri i valltareve nga “Ana e Malit” si dhe Grupi i vallëtarëve nga Waterburry”.
Për kitaristin e talentuar Edi Xhani, Drejtuesi i orkestrës, ALBA, ne Nju Jork: “ Në përgjithësi Festivali i XXVI, ishte i një niveli të lartë, me ritëm dhe profesionalitet”.
Ku sipas tij, një rol të rëndësishëm si gjithmonë luan orkestra shumë e njohur “ALBA” ku marrin pjesë artistë me eksperiencë të gjatë artistike e profesionale;
– Guitar ……Edmond Xhani, themelues e drejtues i “Albes”
– Clarinet e Saxophone: Maks Vathi
– Drums: Artur Makbuli
– Bass guitar: Zini Borova
– Keyboard: Bardhyl Graba
– Electric piano: Elis Lloshi
“Orkestra “Alba”, tha ai po bën një punë të palodhur e të kujdeshme, duke shoqëruar në mënyrë përfekte, çdo artist në skenë, pa bërë dallime, dhe, duke u kujdesur për çdo detaj në mënyrë që këngëtari apo valltari (qoftë profesionist apo amator dhe i çdo moshe), ta ndjejë veten gjatë interpretimit sa më komod nga shoqërimi i orkestrës. Kjo, gjë, u pa fare qartë, edhe mbrëmë në skenën e madhe të festivalit”.
Ku, shtojë ai si përfundim, mund të them se :”Ky ishte ndoshta Festivali më i bukur i këtyre viteve të fundit, aq me tepër që i kushtohej figurës sonë madhore “Shën Tereses së Kalkutës” si dhe Lumnimit të Martireve, të tjerë, që sakrifikuan jetet e tyre, për një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit”.