nju-jork-dita-e-falenderimeve

Beqir SINA – New York City

Ditët e Falënderimit – Thanksgiving Day, edhe një Ditë Falenderimi e të gjithë Shqiptarëve, popullit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

NEW YORK CITY : Festa e Falenderimeve ose siç quhet në gjuhën angleze “Thanksgiving” është një festë popullore laike nga më të rëndësishmet në Kontinentin Amerikan(SHBA dhe Kanada). Vitet e fundit ka filluar të festohet edhe në shumë vende të tjera në të gjithe botën.

Në SHBA festohet të enjten e katërt të muait nëntor ndërsa, në Kanada festohet të hënën e dytë të muait tetor. Një ditë si kjo e falenderimeve me inisciativën e ish Presidentit të Kosovës, ka nisur të festohet edhe në Kosovë, dhe njihet si Darka e Lames, e cila është e ngjashme me festën amerikane Ditën e Falnderimeve – Thanksgiving.

Ditët e Falënderimit – Thanksgiving Day, në SHBA, është një ditë ku çdo familje mblidhet në një darkë ose drekë me miqtë e saj rreth gjelit të detit dhe gatimeve të tjera tradicjonale. Njerëzit kudo që ndodhen urojnë njeri tjetrin “Gëzuar Festën e Falenderimeve”  (Happy Thanksgiving).

Qyteti që kulmon me festimin e Ditës së Falënderimit –  Thanksgiving Day, në SHBA, është metropoli i botës Nju Jorku.

Këtu, sot rreth një milion njerëz, kan nisur të mblidhen nën masa të shtrënguara të policisë, në dy anët e rrugës së famshme në qytet Broduj – Broadway – për të festuar Ditën e Falenderimeve – Paradën Macy-së – Thanksgiving Day Parade – Macy’s”.

Shumica e atyre që vijnë për të ndjekur nga afër festën, janë familjet, përfshirë familjet shqiptare, të cilët mblidhen, më pas në dreka dhe darka familjare, me një njeritjetrin, duke shtruar tavolinat plotë ku në mes vendoset Gjeli i detit i pjekur mirë, me një shumëllojshmëri gatimesh të tjera për rreth tij.

Në New York City, qytet i cili ka marr pamjen e festës dhe është i gatshëm të nisë Ditën e Falenderimeve, me Paradën e 90 të, e organizuar prej super marketit më të madh në botë Macy-së, duke filluar kështu edhe sezonin e pushimeve, është qyteti që tërheq vemendjen e gjithë SHBA dhe botës per mënyren se si festohet këtu kjo ditë e bukur festive.

Kjo ditë u shënua sot heret në mëngjes, ishte Santa Claus, e cila na paraljmëron se Krishtlindjet janë duke ardhur, e cila i ra ziles së hapjes në festimin e 90 vjetorit të Thanksgiving Day Parade – Macy-së, në bursën e Manhattanit NY, në New York City, sot më Nëntor 24, 2016, të ejten e fundit të muajit Nëntor.

Ata që kan detyrën më të vështirë, në këtë festë, si gjithmonë në këtë qytet, është, poliicia, janë njerëzit e ruajtjes së rendit.

Policët në Manhattan – New York, është njoftuar se do të bllokojnë trafikun nga hyrja e rrugës 14 Str. deri në 56 Str., gjithë segmentin e saj në Broadway dhe atë të 6 Avenue përgjatë rrugës së Paradës së 90-të, Macy-së, deri me përjashtim të automjeteve banesore dhe afariste, një bllok i gjithë deri tek ndërtesa e “florinjët” në mes të qytetit, gradaciela  Trump Tower, e cila është e “super blinduar” nga plocia.

Anëtarët e Byrosë Kundërterrorizimit të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, duket se janë duke patrulluar zonën e Paradës,e rrugve e shesheve për rreth saj, ndërkohë, që të gjithë familjve u është bër thirrje ti mbajnë fëmijët, të shoqëruar me të rriturit.

Turmat e njerëzve, u është rekomanduar të ken kujdes, dhe në se shohin ndonjë gjë të dyshimit, të lajmërojnë policinë, kurse ata qe kan deshire te marrin pjese në paradë duhet të ecin në rradhë, për tju afruar barrjerave te vendosura nga polica,  duke u kntrolluar në dedektorët dhe të mos mbajnë me vete çanta shpine, ne sheshin ku mbahet parada.

Ditët e Falënderimit – Thanksgiving Day, edhe një Ditë Falenderimi e të gjithë Shqiptarëve, popullit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Duke parë, këtë në atë se cili ka qenë roli dhe kontributi i SHBA-ve për, lirinë, dhe demokratizmin e Shqipërisë, të drejtat e shqiptarëve, në Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, dhe sidomos ndihmën e saj për Kosovën – në çlrimin dhe pavarësinë, zhvillimin e saj, e cila ka qenë e përhershëme, esenciale dhe i pazëvendësueshëm, natyrishtë që  Dita e Falënderimit – Thanksgiving Day, është edhe një Ditë Falenderimi e të gjithë Shqiptarëve, popullit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Mbasi, SHBA-të  kanë qenë gjithmonë një pikë reference e fuqishme për popullin shqiptar në momentet më të vështira. Po ashtu,  kontributi i SHBA-ve për rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës pas luftës ka qenë thelbësor në shërbim të stabilitetit të Kosovës.

Ky është një rast i mirë për të shprehur respektin, mirënjohjen dhe dashurinë që populli shqiptarë, shqiptarët kudo që janë kan dhe ndjen për Amerikën, shprehur kjo edhe sot në atë që mund të quhet nga ne shqiptarët edhe “Dita e Falënderimit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, me rastin e festës tradicionale të popullit amerikan “Dita e Falënderimeve” (Thanksgiving Day).

By admini