Përfaqësuesit e koalicionit shqiptar të përbërë nga Forca, Alternativa shqiptare dhe Unioni demokratik i shqiptarëve kërkojnë në qeverinë e re të Malit të Zi pozitën e nënkryetarit të qeverisë dhe ministrinë e popujve pakicë ose atë të turizmit.
Në të kundërtën, Koalicioni ”Shqiptarët të vendosur” nuk do të hyjnë në koalicion paszgjedhor me DPS-in nëse nuk do të plotësohen këto kërkesa, transmeton Vijesti.
Edhe nga ana tjetër Partia boshnjale ka kërkesat e veta. Kështu siç mësohet boshnjakët kërkojnë nënkryetarin e qeverisë për zhvillim rajonal, ministrinë e bujqësisë dhe ministrinë e punëve sociale.